Futboll

“Nga ekipi më i mirë në botë në më të keqin në histori të Real Madridit pas vetëm 6 muajsh”

Reali kurrë nuk ka qenë 21 pikë prapa Barcelonës, por mund të jetë që nga xhiro e 22’të në La Liga.
Real Madridi barazoi 2-2 me Levanten në xhiron e 22’të në La Liga duke mbetur 18 pikë prapa Barcelonës dhe nëse këta të fundit triumfojnë në udhëtim te Espanyol nga ora 16:15, diferenca do të shkojë në 21.

Sipas MARCA-s, Reali kurrë nuk ka qenë kaq pikë prapa Barcelonës dhe mund të thuhet se “ky është sezoni më i dobët në histori të klubit”.

MARCA shkruan se frika më e madhe tani është se kanë mbetur edhe 17 ndeshje për Los Blancos dhe duke parë ecurinë negative, diferenca mund të thellohet dhe nuk përjashtohet as mbetja jashtë Ligës së Kampionëve.

Gjëja tjetër negative është se këto rezultate negative vijnë 11 ditë para përballjes me lojtarë si Neymar, Mbappe, Verrati e Cavani në Champions, kur Reali të takohet me PSG-në.

Liga e Kampionëve është gara e vetme që i ka mbetur Realit, por me këtë formë dhe këtë lojë që po aplikon Zinedine Zidane, vështirë se do të shkojë shumë larg. /

 

Related posts

E TRISHTË/ Ditë zie për familjen Ronaldo, ndërron jetë i afërmi i CR7… (FOTO)

Delo.autor

I çau kokën një shtetasi gjerman/ Gjykata merr vendimin për “yllin” e Barcelonës

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Armando Broja firmos me ekipin e Vitesse-s

Delo.autor

Leave a Comment