Futboll Sport

Femrat nuk dinë të luajnë futboll? Shihni kryeveprën që vjen nga futbollistja shqiptare

Nëse më parë keni shijuar golat e futbollistëve si Guri, Abazaj, Bregu dhe Plaku nga goditjet e dënimit, tashmë është koha për të parë kryeveprën e vërtetë në një ekzekutim të tillë.

Gjatë ditës së djeshme, Paula Jaku ka shënuar në mënyrë fantastike për Juban Daljan, në humbjen 3-6 të këtij ekipi kundër Tirana AS në futbollin e femrave.

Sigurisht, në një takim pa objektiva dhe me këtë gol të realizuar, pavarësisht humbjes së ekipit, rezultati është gjëja e fundit që futbollistja duhet të mendojë në përfundimin e ndeshjes. Për mënyrën e realizimit, Jaku ka shënuar golin më të bukur të karrierës, atë gol që duhet ta lakmojë edhe vetë Superiorja.

Related posts

JUVENTUS PRET BILETËN PËR RAUNDIN TJETËR/ Mësohen 3 çerekfinalet e Kupës së Italisë

Delo.autor

MBYLLET AKANDI PËR SHIRITIN E CRISTIANO RONALDOS/ Zbulohet çmimi sa është shitur

Delo.autor

BARAZIMI PA GOLA DHE POLEMIKA NË DERBI/ Shikoni dy rastet ku Tirana pretendon për penallti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment