Futboll Shqipëri Sport

KATEGORIA E PARË/ Shijakasit i afrohen Vllaznisë, kavajasit lënë prapa Bylisin

U luajtën shtatë nga dhjetë ndeshjet e javës së 9-të të Kategorisë së Parë. Emocione dhe luftë sportive është ndeshur në të gjitha stadiumet. Në ndeshjet e sotme janë regjistruar edhe dy dopieta, konkretisht nga Përgjini i Shënkollit dhe Çekiçi i Besës.

Tre gola kanë ardhur nga pika e bardhë, ndërsa rivaliteti për kreun e grupit B është i madh mes ballshiotëve dhe kavajasve. Krejt ndryshe në grupin A, ku Vllaznia duket se do të “arratiset” javë pas jave në krye, edhe pse nuk ka luajtur sot, sepse transferta e saj në Fushë-Krujë është caktuar për të hënën.

Besëlidhja ka dalë e mundur nga Peshkopia, sepse vendësit janë treguar më kërkues dhe kanë shënuar dy herë, kundrejt një goli të vetëm të lezhjanëve. Kësisoji, Korabi konsolidon pozitat në mesin e klasifikimit.

Erzeni ka luajtur një derbi fqinjësh me Vorën, në fushën e kësaj të fundit, dhe ia ka dalë të marrë tri pikët, edhe pse jo pa djersë. Një fitore, që i konsolidon shijakasit në vendin e dytë, në ndjekje të Vllaznisë, në grupin e veriut. Shënkolli ka mundur bindshëm koplikasit, duke e shtruar rrugën e suksesit që në pjesën e parë.

Sa i takon grupit B, është frenuar në shtëpi Bylisi dhe ka triumfuar në transfertë Besa. Mallakastriotët kanë vuajtur në shtëpi ndaj Orikut, duke mos shkuar më larg se barazimi 2-2, duke humbur një mundësi të mirë për të ruajtur pozicionin “sup më sup” me kavajasit. Krejt ndryshe, verdhezinjtë kanë treguar supremacinë e tyre në Cërrik.

Turbina ka qenë “viktima” e radhës e kavajasve, që duket se me presidentin Nexhat Bizhdili ia kanë vënë seriozisht syrin Superiores. Pogradeci ka rënë në “Roza Haxhiu”, ku për vendësit ka vendosur një gol i kapitenit Fatjon Sefa që në pjesën e parë. Liqenorët humbasin kësisoji mundësinë për të vijuar ndjekjen nga afër të dy kryesuesve, Besa me 20 pikë dhe Bylis me 17 pikë.

Kategoria e Parë, java e 9-të
10.11.2018
Grupi A
Shënkolli-Veleçiku 3-0
Golat: Pergjini 33’, 44’, Obinwanne David Chimezie 85′

Vora-Erzeni 1-3
Golat: Sejdini 19’ / Xhemalaj 44’, Goxhaj 73’, Bella 90′

Korabi-Besëlidhja 2-1
Golat: E.Hoxha 30’ (pen), Skuka 64’ / Lambert Thea 53’

Burreli-Dinamo 0-1
Golat: Celiku 83’

12.11.2018
Iliria-Vllaznia

Grupi B
10.11.2018
Turbina-Besa 0-2
Golat: Çekiçi 22’ (pen), 35’

Bylis-Oriku 2-2
Golat: A.Bej 2’, D.Koffi 13’ / Dhrami 45’ (pen), Muho 75’

Lushnja-Pogradeci 1-0
Golat: Sefa 33’

11.11.2018
Apolonia-Egnatia

Elbasani-Tomori (e shtyrë)

Related posts

E BUJSHME/ Cristiano RONALDO pranë transferimit te gjiganti italian

Sadik.Autor

FLAMURTARI-TIRANA/ E pabesueshme, “Bardheblutë” 1 cm larg golit të qetësisë (VIDEO)

Delo.autor

Ancelotti: Kam një skuadër të madhe, ai vetëm mund të përmirësohet

Delo.autor

Leave a Comment