Futboll Premier League

Një lajm i mirë për Manchester United/ Ja kush lojtar i kthehet

Eric Bailly do të kthehet në trajnim me ekipin e parë të Manchester United në kohë për udhëtimin për Ligën e Kampionëve në Sevilje.

Bailly ka qenë jasht fushave me një dëmtim të kyçit të këmbës që në fillim të nëntorit, por M.E.N. Sport e kupton se mbrojtësi 23-vjeçar pritet të marrë pjesë në sesionin e trajnimit të së premtes.

 

Menaxheri i United, Jose Mourinho, vlerësoi se Bailly do të jetë jashtë ‘dy deri në tre muaj’ pas operacionit në mes të dhjetorit dhe tha më parë këtë muaj ai shpresonte se qendërmbrojtësi do të ishte në dispozicion për t’u angazhuar kundër Sevillas në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve. Mourinho nuk ka gjasa të rrezikojë Bailly kundër Huddersfield.

Bailly u kthye nga detyra ndërkombëtare në tetor me një lëndim, por u kthye për United dy javë më vonë në fitoren 1-0 ndaj Tottenhamit. Ai filloi dy ndeshjet e ardhshme kundër Benfikës dhe Chelseas, por pësoi një tjetër lëndim gjatë ndërkombëtarëve të nëntorit.

 

Related posts

Nagatomo lojtar i Galatasaray, për 2.8 milionë euro

Sadik.Autor

FITOI KAMPIONATIN NGA DIVANI/ Jurgen Klopp zbulon sekretin e suksesit të Liverpool

Delo.autor

REZULTOI POZITIV ME KORONAVIRUS/ “The Sun” zbulon se si mund të jetë infektuar Salah me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment