Të tjera

Një vit më parë luftonte me vdekjen, sot fiton medalje bronzi në lojërat Olimpike

Njëmbëdhjetë muaj më parë Mark McMorris u aksidentua rëndë duke u transportuar me anë të një helikopteri, ku kishte ngelur  me një nofulla të thyer, një shpretkë të dëmtuar, gjakderdhje të brendshme, kocka të thyera të shumta dhe një mushkëri të shembur.

“Isha goxha i sigurt se unë do të vdisja,” kujton skiatori kanadez, i cili teksa ishte hedhur, ishte perplasur me një pemë, e cila desh rezultoi fatale për shëndetin e tij.

Por të dielën,  McMorris qëndronte me krenari në podiumin olimpik pasi fitoi medaljen e bronztë në garat e dëborës për meshkuj.

McMorris, 24 vjeç, i cili gjithashtu fitoi një medalje të bronztë në Olimpiadën Dimërore 2014 në Soçi, Rusia,nuk e kishte herën e parë që aksidentohej.

Në 2016 ai e theu femurin e tij dhe kishte nevojë për një shufër metalike  në këmbën e tij.

“Unë jam i lumtur që e kam tejkaluar lëndimin tim të fundit për të qenë këtu, sepse kjo është shumë e veçantë,” u tha ai gazetarëve të djelën. /Alpenews.al/

Related posts

ZBULON PROJEKTIN E MADH/ Formula 1 zgjeron kufijtë, gati pista e re qytetase në Majemi

Delo.autor

FORMULA 1/ Mercedes, gati të tjera modifikime e penalitete për të evituar probleme në garë

Delo.autor

ZYRTARE/ Katari hyn në kalendarin e “Formula 1”, në Losail garohet më 21 nëntor

Delo.autor

Leave a Comment