Moto GP Të tjera

Rossi: S’jam ende gati për të rinovuar kontratën me Yamaha

Pas rinovimit të kontratës së Maverick Vinales të gjithë janë duke pritur vendimin që do të marrë Valentino Rossi, nësë piloti italian do të rinovojë kontratën me Yamaha apo do të largohet nga Moto GP. Kontrata e “Doktorit” përfundon të fund të 2018-ës, ndaj e ardhmja e 9 herë kampionit të botës është në dilemë. “Kam biseduar me drejtuesit e Yamaha gjatë testeve që zhvilluam në Sepang. Aty mësova edhe për Maverick. Në karrierën time ka ndodhur që në disa raste të firmosja unë para shokut të skuadrës dhe anasjelltas. Por për të ardhmen dua të pres edhe pak kohë para se të vendos”, tha Rossi.

Unë jam gati të rinovoj kontratën me Yamaha, por dua të shoh edhe se si do të paraqitet Yamaha gjatë këtij sezoni. Unë kam besimin e të gjithëve dhe jam optimist për të ardhmen”, deklaroi më tej piloti italian. Ai shprehet se është në një formë të mirë dhe gati për sezonin e ri, duke mos patur më shqetësimet fizike të sezonit të kaluar, pas aksidentit dhe operacionit që kreu në shtator. “Unë nuk jam më i ri, por prej 6-7 sezonesh shoh se kam të njëjtin nivel fizik. Duhet të përgatitem mirë, pasi është një sezon i gjatë, por në këtë sport e di se mund të dueloj si i barabartë me të gjithë”, deklaroi Valentino Rossi.

Related posts

ROMELA BEGAJ NUK ËSHTË E VETMJA/ Rastet kur DOPINGU “fundosi” sportistët shqiptarë (FOTO)

Delo.autor

Zhvillohet kampionati i moshave në peshëngritje, ja kampionët e 2018-ës

Sadik.Autor

PREJ 5 VITESH NË KOMA/ Dokumentar për Michael Schumacher, ja kur do të publikohet

Delo.autor

Leave a Comment