Futboll Të tjera

Nuk do ta besoni se për çfarë arsyeje e la Ronaldinho futbollin

Ronaldinho i ka dhënë përfundimisht lamtumirën futbollit. Mesfushori brazilian ka vendosur që të nisë një projekt të ri në jetën e tij. Përmes një video-mesazhi postuar në profilin e tij në “Instagram”, 37-vjeçari konfirmon tërheqjen e tij nga futbolli dhe rrëfen projektin e ri që do të nisë në fushën e muzikës.

“Zyrtarisht kam vendosur t’i jap fund karrierës sime në futboll në fund të këtij viti. Faleminderit të gjithve për mbështetjen. Që nga tani, do të angazhohem në shkollën e futbollit dhe në industrinë e muzikës. Këtë vit do të zhvilloj ndeshje lamtumire në vende të ndryshme. Më pas, do të bëhem pjesë e një projekti shumë të madh. Më vonë do t’ju njoh me detaje të tjera. E vlerësoj shumë faktin që vazhdoni të më mbështesni. Ju përqafoj”– thotë Ronaldinho në videon e postuar në rrjetin social.

Dani Osvaldo është një nga lojtarët që pasi la futbollin u bë pjesë e botës së muzikës. Futbollisti me origjinë argjentinase ka luajtur me ekipe të mëdha si Roma, Inter (i huazuar), Juventus (i huazuar) dhe Kombëtaren Italiane. Karrierën e mbylli te ekipi i Boca Juniors në Argjentinë.

Related posts

FESTIMI QË KA “PUSHTUAR” TË GJITHË BOTËN/ Ronaldo zbulon: Ja si lindi SIUUU (VIDEO)

Delo.autor

NJË DËMTIM I RËNDË PËR ATLETICON/ Në cilën tryezë hante Griezmann? Shtypi madrilen nuk harron…

Delo.autor

Mourinho: Manchester United e meritoi fitoren ndaj Arsenalit

Sadik.Autor

Leave a Comment