Champions League Futboll

Zidane: Reali dhe Juve kanë mentalitet të njëjtë

“Është një sfidë e veçantë, sepse Real Madrid dhe Juventues janë dy skuadra që më kanë dhënë shumë. Jemi të fokusuar te ky takim, duam të bëjmë vetëm atë që duhet. E dimë që ndaj Juves do të jetë një ndeshje e komplikuar, e vështirë, sepse ato janë rritur shumë këtë vit. Duhet të tregojmë se sa vlejmë, të luajmë mirë nëse duam të kualifikohemi, por në fazën eliminimit ndeshjet und të shkojnë në këtë mënyrë.

Mentaliteti i ngjashëm mes Realit dhe Juves

“Stërvitesh dhe shkon me synimin për të fituar çdo ndeshje. Këtë mentalitet ka edhe Juventus, jo vetëm ne. Duhen fituar çdo ndeshje, e njëjta gjë vlen edhe për Realin. Në lidhje me mentalitetin fitues, janë dy skuadra shumë të ngjashme”- ka thënë Zidane.

Madrilenët do të përballen mbrëmjen e nesërme për raundin çerekfinal të Champions League ndaj bardhezinjëve në shtëpinë e këtyre të fundit. Skuadra e Zinedine Zidane shihet favorite në këtë takim, pasi në finalen e vitit të kaluar, luajtur në “Cardiff”, gjigantët spanjollë mposhtën me rezultatin 4-1 djemtë e Allegrit. Cristiano Ronaldo shënoi dy gola, një Asensio dhe një Casemiro ndërsa për kampionët e italisë realizoi Mandzukic.

Related posts

Në derbin mes Milan dhe Inter fitojnë mërzia dhe VAR

Sadik.Autor

Lajm i madh për Juventusin, Massimiliano Allegri vendos të ardhmen e tij

Sadik.Autor

SENSUALE DHE BOMBASTIKE/ Modelja sllovake i “tërbon” të gjithë me foto NUDO

Isa.Autor

Leave a Comment