Kategoria Superiore Shqipëri

Paguhej sa e gjithë Lushnja, transferohet në Irlandë

iveli i pagesave në Superiore është rritur ndjeshëm. Ka klube që “i hedhin paratë në përrua” me zgjedhjet e tyre dhe Partizani këtë verë ka bërë shumë gabime, duke afruar disa futbollistë nga Italia, që ikën më pas me llogaritë e tyre bankare të mbushura. Të kuqtë mund të thonë që do kishin shpenzuar edhe më shumë nëse do vijonin bashkëpunimin me ta, por sërish gabimi nuk u zbehet.

Një prej lojtarëve nga të cilët pritej shumë ishte hungarezi Krisztian Adorjan. “Partizani merr ‘ish’-in e Liverpool-it” shkruhej në verë kur erdhi, por sot çfarë thuhet? Dështim! Mesfushori luajti 9 ndeshje si titullar, bëri një paraqitje mbi të tjerët në ndeshjen e parë të kampionatit me Laçin dhe kaq, diskutim i mbyllur. Më pas bisedime të tejzgjatura për të ndërprerë kontratën.

Sa paguhej? Sa qimet e kokës. Rreth 9 mijë euro në muaj përfitonte mesfushori, aq sa merr i gjithë formacioni i Lushnjës. Te verdhejeshilët paga maksimale është 1 milionë lekë, ndërkohë që të 11 titullarët nuk marrin më shumë se 11 milionë  lekësë bashku. Vetëm Adorjan merrte rreth 12 milionë lekë në muaj… Absurde! Gjithsesi së fundmi ai ka gjetur strehë, pasi është zyrtarizuar pjesë e Dundalk FC në Irlandë./EDS/

Related posts

LETRA/ Merr vendimin e papritur, Taulant Xhaka i jep lamtumirën Kombëtares shqiptare (FOTO)

Delo.autor

PARTIZANI-VLLAZNIA/ Pas një aksioni nga “Demat”, mesfushori Rrapaj ndëshkon “Shkodranët” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Partizani: Derbi i dhuratave, ka startuar supersfida në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

Leave a Comment