Futboll Premier League

Parlajmërimi i Mou për rivalët e “Tre Luanëve”: Merreni këtë lojtarë para se t’ju a vjedhë Anglia

Jose Mourinho i ka thurur elozhe të riut Scott McTominay dhe ka këshilluar trajnerin e Skocisë, Alex McLeish, ta grumbullojë në kombëtare lojtarin e Manchester United para se një gjë të tillë ta bëjë Anglia. 21-vjeçari ka luajtur 14 ndeshje në këtë sezon dhe duket se ka bindur portugezin për aftësitë e tij. Trajneri i United, në fakt, është shprehur i befasuar nga mungesa e vlerësimit ndaj lojtarit të tij.

“Mendoj se Scott meriton më shumë”, ka thënë Mourinho pas fitores 2-0 të arritur nga United në fushën e Huddersfield, e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Anglisë. “Sinqerisht, mendoj se nuk tërheq vëmendjen sepse është një djalosh normal: nuk ka tatuazhe, nuk ka makina luksoze, ora të shtrenjta. Është i përulur është pjesë e klubit që në moshën 9 ose 10 vjeç. Sezonin e kaluar ka qenë shumë afër largimit dhe ku i dihet ku do të kishte përfunduar”.

“Tani ka luajtur rreth shtatë apo tetë ndeshje për 90 minuta, jo 5 ose 10 minuta, në të gjitha kompeticionet: Champions League, Premier League, FA Cup, Capital One Cup. Mendoj se meriton pak më shumë (vlerësim). Dhe, duke parë se Anglia po e injoron, nëse unë do të isha Alex McLeish, gjëja e parë që do të bëja do të ishte ta merrja në telefon që ta bindja të vinte tek unë”. McTominay nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Anglinë ose Skocinë me ekipet moshave.

Related posts

Selmani drejt largimit nga Laçi, kurbinasit e kanë zëvendësuesin në shtëpi

Sadik.Autor

NJIHET SI NDËR FUTBOLLISTËT MË HUMANË NË BOTË/ Ronaldo bën gjestin e madh për Ramazan, ja sa para dhuron

Delo.autor

SHOKON INTER DHE PSG ME DEKLARATËN BEFASUESE/ Abidal: Duam të marrim Lautaro dhe Neymar!

Delo.autor

Leave a Comment