Të tjera

Partizani merr arratinë, Vllaznia kampione humbet edhe në Korçë

Janë luajtur sot takimet e javës së 12-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për meshkuj, javë ku nuk kanë munguar emocionet. Nëse Partizani korr një fitore të lehtë dhe dominon renditjen e kampionatit, shkëputur nga ndjekësit, fitore surprizë kanë arritur ekipet e Skënderbeut dhe Farka Volley, që kanë mposhtur rivalët e tyre.

Partizani ka mundur me shumë lehtësi 3-0 Elbasanin në “Asllan Rusi”, një ndeshje që ka zgjatur rreth 60 minuta e ku kryeqytetasit kanë marrë 3 pikë të lehta ndaj një rivali modest. Të trija setet ishin të ngjashme mes tyre, me të “kuqtë” që kishin epërsi në çdo moment, duke e merituar fitoren. Falë këtij suksesi, Partizani shkon në 5 pikë avantazh karshi Erzenit të vendit të dytë, që sot ishte pushim.

Farka Volley fitoi 3-2 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas, një ndeshje me rivalitet dhe emocione, vendosur në setin final. Skuadra e Farkës pati nje epërsi të dyfishtë pas dy seteve të para, por nuk arriti ta mbyllë ndeshjen, pasi Studenti rikuperon. Pas barazimit 2-2 me sete gjithçka vendoset në setin final, ku Farka ka epërsi e fiton thellë 15-6 dhe krejt takimin 3-2.

Fiton edhe Tirana, që mundi 3-1 Teutën në Durrës, me vendasit që e nisën mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë, por më pas erdhi përmbysja e bardhebluve, që morën tri pikë të arta, që e mbajnë në zonën e play off-it. Jashtë “top-4” duket se ka mbetur përfundimisht Vllaznia kampione, që u mund 3-0 në Korçë nga Skënderbeu. Një ndeshje e dobët e shkodranëve, që edhe pse rivalizuan në çdo set nuk dhanë atë që pritej në fushë, duke u mundur nga Skënderbeu.

Volejboll – Meshkuj, java e 12-të (17 shkurt)

Skënderbeu – Vllaznia, 3-0 (25-23, 25-23, 25-18)

Partizani – Elbasani, 3-0 (25-15, 25-19, 25-15)

Studenti – Farka Volley, 2-3 (34-36, 22-25, 25-14, 25-18, 6-15)

Teuta – Tirana, 1-3 (25-23, 12-25, 14-25, 20-25)

Erzeni (pushim)

Renditja: Partizani 30 pikë (10/1), Erzeni 25 pikë (8/2), Tirana 23 pikë (8/3), Studenti 23 pikë (8/3), Vllaznia 13 pikë (4/6), Farka Volej 12 pikë (4/7), Skënderbeu 12 pikë (4/6), Elbasani 6 pikë (2/9),  Teuta 0 pikë (0/11).

Related posts

LOJËRAT OLIMPIKE/ Shqipëria gati për Tokion, ja kur garojnë “kuqezinjtë”… (KALENDARI)

Delo.autor

SUPER SFIDA WILDER-OTTO WALLIN/ Konfirmohet data e ndeshjes, ja kur do të zhvillohet

Delo.autor

PESHËNGRITJE/ Shqipëria mbyll garat në Botëror, Shoraj e Godelli larg kreut

Delo.autor

Leave a Comment