Champions League UEFA

Skaneri i golave të Ronaldos, Nojer është “viktima” e preferuar. Portugezi, një mesatare monstruoze

Dopieta e shënuar në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me fanellën e Realit të Madridit ishte një sinjal i qartë se Kristiano Ronaldo do të bënte histori në këtë kompeticion. Ishte data 15 shtator i vitit 2009 dhe nga atëherë kanë kaluar 3.075 ditë. Ronaldo ka shënuar 99 gola të tjerë. Me dopietën e shënuar ndaj PSG-së, portugezi u bë i pari lojtar në histori që arrin kuotën e 100 (tani ka 101) golave me një skuadër të vetme. Një hap i vogël përpara rivalit të tij të përjetshëm Leo Mesi.

Por, Ronaldo është gjithashtu golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni. Nga sezoni 2009-2010, Ronaldo ka luajtur me Realin e Madridit në Champions për 8.478 minuta ose, e thënë ndryshe, për 95 ndeshje. Në këto sfida, ai e ka goditur portën kundërshtare 630 herë dhe në portë kanë shkuar 16% e goditjeve të tyre. Kjo do të thotë se Kristiano ka arritur të shënojë një gol në çdo 84 minuta.

SHOKË TË MIRË

Nëse do të kërkojmë të gjejmë shokët më të mirë të Ronaldos, të cilët e kanë asistuar, i pari në listë është Karim Benzema. Ndoshta për këtë fakt, francezi konsiderohet titullari i pazëvendë- sueshëm për ekipin e Zidanit. Ai e ka asistuar 11 herë, ndërsa Bejl dhe Marselo qëndrojnë në podium me nga 7 dhe 6 asiste.

ronaldo golat

RIVALËT

Për sa u përket rivalëve të tij apo “gjahut” të preferuar, është Bajerni, të cilit i ka shënuar 9 herë. Më pas renditen ekipet e Dortmundit, Juventusit, Ajaksit dhe Shalkes. Por, ka edhe 4 skuadra, të cilave Ronaldo nuk u ka shënuar dot në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se i ka pasur përballë. Bëhet fjalë për Napolin, Legian e Varshavës, Barcelonën dhe Dinamon e Zagrebit.

Portierët Johan Viland (Kopenhagen, Malmo) dhe Manuel Nojer kanë fatin e keq sepse janë thyer më shumë herë nga Kristiano Ronaldo, kanë pësuar 9 gola. Xhanluixhi Bufon është detyruar ta nxjerrë topin nga rrjeta e tij 7 herë, duke qenë portieri i dytë, të cilit Ronaldo i ka shënuar më shumë. Nga sezoni 1992- 1993, kur Kupa e Europës nisi të quhej Champions League, nga 137 ekipe që kanë marrë pjesë në të, 112 prej tyre kanë shënuar më pak se Kristiano Ronaldo.

Related posts

Fazio i “rebeluar” dhe i  “çmendur”: Ja kush na eliminoi

Sadik.Autor

Vidal diskrediton Cristiano Ronaldo, kiliani e tepron (FOTO)

Sadik.Autor

NË GARË PËR OBJETIVIN SEZONIT/ Pas polemikave dhe ofendimeve, tifozët e Juventusit bëjnë…

Delo.autor

Leave a Comment