Kategoria Superiore Shqipëri

Partizani, Olsi Rama: “Arbitrim skandaloz, qëllimisht për të na ndalur!”

Dy ditë përpara ndeshjes kishte shoqëruar zëvendëstrajnerin Dalipi në konferencën për mediat, duke paralajmëruar një tentativë të instancave të caktuara për të manipuluar ndeshjen. Sot, drejtori Sportiv i Partizanit, Osli Rama ka preferuar të dalë sërish para kamerave, menjëherë pas humbjes së të kuqëve ndaj Kukësit me rezultatin 1-2, për të konfirmuar vërtetësinë e pretendimeve të tij, përmes akuzave ndaj arbitrimit, sipas tij skandaloz.

“Pak ditë më parë dola në një konferencë për shtyp dhe thashë që ka një tentativë për të falsifikuar rezultatin. Pati një arbitrim skandaloz. Lojtarët kanë bërë një ndeshje shembullore. Bënë jashtëzakonisht shumë mirë. Culum ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, por ndëshkohet me karton të kuq. Ai është lojtar shembullor, unë e njoh shumë mirë. Ne kishim marrë  5 kartona, ata 1. Për të balancuar situatën, në fund të ndeshjes nxorri edhe disa kartona ndaj Kukësit. Është e qëllimshme që Partizani të mos eci në kampionat. Unë jam personi i fundit që duhet të flas për arbitrat. Kam shkuar në dhomat e zhveshjes dhe i kam thënë, absolutisht mos u merrni me arbitrin. Konsiderojeni si kundërshtar”, deklaroi Rama.

 

“Jam shumë i kënaqur me lojtarën dhe impenjimin e tyre. Qetësia është një atribut që ne duhet ta kemi, por nuk duhet ta lemë në duart e disa njerëzve të papërgjegjshëm. Lojtarët që stërviten duhet të mendojnë vetëm për lojën dhe të jenë të mbrojtur. Ne si Partizan mund t’i njohim të gjitha ngjyrat e kundërshtarëve tanë. Rezultatet do vijnë pavarësisht penalltive dhe golave të anuluar. Ndjej keqardhje, pasi këtu unë, ve fytyrën time për të mbrojtur objektivat. Me një fitore sot, ne do ishim automatikisht në vendin e tretë, pra në zonën e Ligës së Europës. Me tifozët nuk ka asnjë hendek. Ne po përpiqemi t’i kthejmë tifozët në stadium, duke respektuar të gjitha rregullat. Ku është federata në këtë rast, për të mbrojtur interesat e tifozëve. Mua më vjen shumë keq. Skuadra ka nevojë për tifozët”, deklaroi ndër të tjera drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Përballjet me Anderlecht, “yjet” e Laçit në fokusin e menaxherëve

Delo.autor

LUAN ME KLUBIN E KONIASPOR NË TURQI/ Mesfushori Bytyqi bëhet gati për Shqipërinë, ja kur pritet të grumbullohet…

Delo.autor

DUAN TË PREKIN HISTORINË/ Kosova luan me Maltën për kreun, Valon BERISHA gëzon dardanët

Isa.Autor

Leave a Comment