Futboll Seria A

Casillasi i kërkon agjentit të tij t’ia gjejë një klub në Itali

Portieri veteran, Iker Casillas, i ka kërkuar agjentit të tij t;ia gjejë një klub në Serie A, pasi që nuk do ta vazhdojë kontratën me Porton.

Sipas Calciomercato.it, portieri 36 vjeçar nuk dëshiron ta mbyll karrierën dhe po kërkon një eksperiencë të re.

Ai u bashkua me Porton në vitin 2015 pasi u largua nga Reali, ndërsa kontrata aktuale i skadon në qershor.

Tani ai ësht i interesuar për një aventurë të re dhe Serie A shihet në horizont.

Casillas

Madje ai i ka kërkuar agjentit të tij, që të fillojë të kërkojë një ekip në Itali.

Po ashtu për Casillasin ka pasur interesim nga MLS në SHBA.

Casillas është një nga portierët më të mirë në histori të futbollit, ndërsa ka fituar gjithçka si me klub ashtu edhe me Kombëtare.

Related posts

HUMBJA NDAJ REAL MADRIDIT/ Pablo Machin: Jam i zhgënjyer, luajtëm më mirë në pjesën e parë

Delo.autor

LEGJENDARE/ Llullaku pushim, Qaka i bën gjëmën

Isa.Autor

“TË DETYROHEM PËR GJITHÇKA”/ Portieri i Rumanisë prek me dedikimin në stadium, ja kujt ia kushton fitoren

F.autor

Leave a Comment