Futboll Seria A Sport

KA RILINDUR/ Gasperini bëhet pishman, Etrit BERISHA shans për formacionin

Pierluixhi Golini u gradua nga trajneri i Atalantës si portieri titullar. Me bekimin e Gasperinit, atij iu dha besim me gjithë paraqitjet e mira që pati bërë gardiani i Kombëtares kuqezi. Mirëpo, pas 10 javësh kampionat të zhvilluara, situata ka ndryshuar. “Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se tek Atalanta kanë menduar për të hequr “gradimin” e Golinit.

Duke parë paraqitjet e mira që Berisha ka bërë në vetëm 3 takime që i është dhënë besim, në dy prej të cilave nuk ka pësuar gol, Golini nuk shihet më si i paprekshëm.

BERISHA-ATALANTA

Në artikullin e gazetës italiane bëhet me dije se shqiptari tashmë shihet si i barabartë dhe i është dhënë mundësia që të luftojë për postin e titullarit, gjë e cila do të vendoset në bazë të paraqitjeve që dy portierët do të bëjnë në vazhdimësi gjatë seancave stërvitore.

Krahasimi

Related posts

Presidenti i Genoa-s “hap” merkaton: Ekipi blerës është dhe ekip shitës!

Sadik.Autor

Duka zgjidhet për herën e 5-të në krye të FSHF-së, reagon Federata serbe, spanjolle dhe çeke (FOTO)

Q.Autor

ASNJË FITORE NË 3 NDESHJET ME FERONIKELIN/ Duro me “dorë të hekurt”. Merr vendimin e papritur për pagat e lojtarëve

Delo.autor

Leave a Comment