Të tjera

Federer shpalos objektivin: Në Roterdam për t’u rikthyer “Numri 1”

Roger Federer, që këtë javë do të luajë në turneun e Roterdamit, ka pranuar se pjesëmarrja e tij në këtë event ka lidhje me objektivin për t’u rikthyer numri 1 në botë. “Pas përfundimi të Australian Open mendova edhe për renditjen dhe mundësinë për t’u bërë numri 1 në botë. Nuk prisja që këtë sezon të triumfoja sërish në Melburn, pas suksesit të vitit të kaluar, pasi në nëntor nuk arrita të triumfoja në finalet e ATP Championship. Nuk e kisha menduar se do të kisha sërish një shans për t’u bërë numri 1 , ndaj tani do të përpiqem ta realizoj këtë objektiv”, tha Federer.

Luajta në Australian Open pa menduar për renditjen, por e dija që kalendari im i turneve mund të ndryshonte në varësi të rezultatit. Mund ët zgjidhja të luaja në Roterdam ose Dubai, më pëlqejnë të dy këta turne. Por zgjodha të luaj në Roterdam, pasi më pëlqejnë turnetë e sallave të mbyllura. Kam ardhur për të dhënë maksimumin dhe do të shfrytëzoj çdo mundësi për t’u bërë numri 1 në botë. Më pëlqen ideja që të përballem me këdo për ta arritur këtë qëllim”, u shpreh Roger Federer, aktualisht numri 2 në botë, me 155 pikë pas kryesuesit Rafael Nadal.

Related posts

“KRENAR”/ Peshëngritja i sjell të tjera medalje Shqipërisë, Qerimaj shpallet kampion i Mesdheut

F.autor

Një shqiptar mes kandidatëve për t’u përballur me Tyson Fury më 9 qershor

Sadik.Autor

U AKSIDENTUA 7 VITE MË PARË/ Jean Todt jep lajmin e shumëpritur për Michael Schumacher

Delo.autor

Leave a Comment