Futboll Shqipëri Sport

EKSKLUZIVE/ Babai në LOT: Partizani-Tirana është “Derbi i Leos”. Në STADIUM do të marr me vete edhe…

Muaj më parë derbi i kryeqytetit përtej spektaklit dhe rivalizimit pati edhe një protagonist tjetër. Ishte padyshim Leo, djali që u nda nga jeta vetëm pak ditë përpara këtij dueli. Ky tifoz bëri dy rivalët e papajtueshëm të kryeqytetit të pajtohen dhe ta nderojnë. Bëhet fjalë për tifozin e vogël me karrocë invalidi që kurrsesi nuk harronte të ndiqte Partizanin kudo ku luante.

Tifozeritë e respektuan Leon e vogël, duke ngushëlluar familjen, teksa babai i vogëlushit mbeti i befasuar nga “armiqtë”, nga tifogrupi bardheblu “Tirona Fanatics”, që shpalosën një banderolë ku shkruhej “U prehsh në paqe Leo”.

Ekskluzivisht për AlpeNews.al, Dash Cara (babai) shprehet si ndihet tani pa djalin që e shoqëronte kudo, apo ashtu tregon emocionet e derbit pa praninë e Leos.

INTERVISTA E PLOTË:

1- Cara, derbi i fundit mes Tiranës dhe Partizanit përtej atmosferës fantastike u sensibilizua me familjen tuaj, pikërsiht me djalin tuaj të ndjerë Leon. Si e prisni këtë derbi të dytë, pa praninë e Leos?

Vdekja e Leos më ka shokuar shumë. Një prind e di se si mund të ndihet n atë momente. E kisha gjithmonë në krah, jetonin si shokë. Sensibilizimi i sportit në tërësi, mediave më dhanë kurajon që ta lë prapa këtë moment të errët. Gjatë duartrokitjeve për një çast humba toruan mendova se po brohërisja për Partizanin me Leon. Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës për mua është “Derbi i Leos”.

2- Ai gjithmonë vinte në stadium. Çfarë ishte për të Partizani?

Për të Partizani ishte gjithçka. Ai jetonte më ngjyrën e kuqe. I dontë shume futbollistët ambjentin, ndjehej shkëlqyeshëm sa herë shikonte ndeshjet e të “kuqëve”.

3- Ka patur një marrdhënie të shkëlqyer me Trashin. Pse?

Lorenc Trashin e donte shumë pasi numrin që mbanë veshur trashi ai kishte ditëlindjen. Fliste gjithmonë me messenger me lojtarin e Partizanit. I jam falenderues Trashit pasi i jepte gjithmonë kurajo Leos kur bënte terapitë.

4- Si ndiheni kur niseni për në stadium dhe me vete nuk keni më Leon?

(Nis të qaj). E kam gjithmnë me vete. Marr në supe bluzën e tij dhe nisem ndrejt stadiumit. E di diçka më mungon, tani më ai është një kujtim për mua.

5- Si u ndjetë kur i gjithë stadiumi, madje edhe tifogrupi “Tirona Fantics” ju duartrokiti?

Ishte një momet i cili nuk di si ta përshkruaj. Pas asaj që më kishte ndodhur, duartrokitjet e stadiumit më bën të harroj për pak çaste hidhërimin e madh, skam për ta haruar kurrë.

6- A është ky derbi që do të luhet ditën e premte si gjithë të tjerët?

Për mua ky do të jetë gjithmonë “derbi i Leos”. I uroj ekipeve më të mirën. Tirana dhe Partizani janë emblema e futbollit shqiptar dhe jam i sigurtë që do të na nderojnë në arenën ndërkombëtare.

Cili ishte momenti më i bukur i Leos në stadium duke ndjekur Partizanin, u mërziste kur humbnin?

Momenti më i bukur për Leon ishe fitorja me Vllazninë. E kujtoj si tani, ishte shumë ftohtë, por kjo nuk e pengoi djalin tim që të vinte në stadium për të parë fitoren e Partizanit me rezultatin 3-1.

Ndërsa dita kur është ndjerë keq ka qenë ndeshja me Kukësin kur u mundëm 4-0. Shikonte nga dera për të ikur. Ishte i nevrikosur.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

ZIKALTRIT NËANKTH/ BARÇËS nuk i intereson INTERI, Valverde “zbarkon yjet” në stol

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Tottenham kualifikohet me përmbysje, Lokomitv e mbyll me 9 lojtarë

Delo.autor

Shpërthimi i Gurit, në gjurmët e “bomberave” shkodranë Salihi e Balaj

Sadik.Autor

Leave a Comment