Kategoria Superiore Shqipëri

Pasi numëron gabimet e arbitrave, Flamurtari pyet: Sa pikë do të kishim…?!

Klubi i Flamurtarit ka përmbledhur sot gabimet arbitrale ndaj tij, ndeshje pas ndeshjeje, duke u ankuar se nga kjo i mungojnë shumë pikë në klasifikim.
1. Flamurtari-Luftëtari, minuta e 14-të e ndeshjes, ndërhyrje dyshe ndaj Danilo Alves dhe automatikisht 11-metërsh, por arbitri vazhdoj lojën.
2. Vllaznia-Flamurtari, jepet 11-metërsh pas një ndërhyrjeje jashtë zone të Juffo dhe mbi të gjitha nuk jepet 11-metërsh pas ndërhyrjes kundër Bicajt.
3. Laci-Flamurtari, 2 prekje me dorë brenda zone, por arbitrit nuk i bën përshtypje.
4. Flamurtari-Kukësi, Albi Alla shkakton 11-metërsh, por përsëri arbitri nuk e dha, pasi “nuk kishte pamje”.
5. Flamurtari-Skënderbeu, Mici shkakton 11-metërsh, por përsëri arbitri nuk e dha. Për të mos thënë se Flamurtarit iu mohua një gol shumë i rregullt.
6.Flamurtari-Teuta, edhe pse topi ishte 20 cm brenda porte, asnjë nga arbitrat “nuk e pa”.

7.Flamurtari-Laci, jepet 11-metërsh për kontakt jashtë zone, edhe pse kontakti ishte minimal. Nuk jepen dy 11-metërsha të pastër për Flamurtarin. I pari kundër Danilo Alves dhe i dyti kundër Juffo.
8.Flamurtari-Partizani, duhen 3 prekje me dorë, që të jepet një 11-metërsh . Siç e thotë edhe një shprehje popullore, “e treta e vërteta”.
9.Flamurtari-Partizani, faull i Kalarit kundër Danilo Alves, ku u pa qartë se nuk po interesohej për topin, por vetëm për lojtarin tonë, dhe përsëri nuk jepet 11-metërsh.
10. Kukësi-Flamurtari, minuta e 43-të, faull kundër Nedeljkovic dhe automatikisht duhej dhënë 11-metërsh, por arbitrin e pengonte dielli që të shikonte… U dha një 11-metërsh, edhe pse kontakti ishte këmbë-dorë në distancë të afërt. Në shumicën e rasteve, Flamurtarit nuk i janë dhënë 11-metërsha me këtë argument.

Për të mos thënë për “gabimet njerëzore”, ku për fatin e mirë nuk ndikuan në ndeshje.
1. Në ndeshjen Teuta-Flamurtari, 11-metërsh me ndërhyrje jashtë zone.
2. Partizani-Flamurtari, minuta e 92-të, ndërhyrja e Hoxhës, duke shkaktuar 11-metërsh dhe prapë nuk u dha.
3. Flamurtari-Kamza , pjesa e pare, ndërhyrje direkt në këmbët e Useinit dhe prapë nuk ishte 11-metërsh.
Kjo do të thotë që 2-3-4 apo 7 rregullat për të dhënë 11-metërsha janë vetëm kriter, kur Flamurtari kërkon me të drejtë, për ekipet që ndeshen kundër Flamurtarit ka vetëm 1 rregullore: shpejt ta japim 11-metërsh, sepse na iku buka nga duart.

Të gjitha këto janë vetëm rastet e konfirmuara nga moviola e çdo jave. Lind pyetja? Sa pikë duhet të kishte sot Flamurtari, sa gola të pësuar do të kishte sot Adis Nurkovic? Jemi kuriozë ta dimë, kaq i fortë është ky Tahir Kastrati? Përtej rregullores, që gjasme e zbatojnë me fanatizëm, ku masat që merren për arbitrat janë reale, kërkojmë të dalë dhe t’i thotë publikisht një here të vetme çfarë masash apo dënimesh janë marrë për arbitrat, përpara se t’i ngelen në ndërgjegjie, edhe pse dyshoj që kanë ndërgjegjie këta kamikazë. Pastaj, kur jeni duke i thyer rregullat për plot 18 javë në dëm të Flamurtarit, bëjeni edhe një herë tjetër, sepse nuk është çudi”.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Kabral ndëshkon Partizanin me një finte, por gjyqtari ndërhyn dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Lojtari kërkon largimin nga Partizani, takohet me Olsi Ramën. Ja çfarë u vendos…

Q.Autor

U DËMTUA NË NDESHJEN NDAJ SHERIF/ Tronditet Teuta, ja sa do të mungojë sulmuesi Vila…

Delo.autor

Leave a Comment