Futboll Sport

EFEKTI FINANCIAR/ Mesi, një minierë ari për PSG-në edhe pa luajtur

Efekti Lionel Mesi ka nisur të japë frytet e para në Paris. Kur diskutohej për kostot marramendëse që do t’i kushtonte ai financave të PSG-së, në realitet gjithçka është ndryshe.

Mbërritja e “Pleshtit” në kryeqytetin francez ka sjellë një “boom” ekonomik për Paris SG-në. Shpërthimi dhe rritja galopante e rrjeteve sociale, afrimi i sponsorëve të rinj si dhe shitja rekord e fanellave të Leos kanë bërë që pa nisur ende mirë aventurën në Paris që argjentinasi të kthehet në një minierë ari për bosët tashmë të majmur të francezëve.

80 MILIONË EURO – Lionel Mesi do t’i kushtojë jo pak por plot 80 milionë euro në sezon PSG-së, ku futen 40 milionë euro paga dhe 40 milionë euro të tjera taksa e të tjera detyrime financiare. Por me të ardhurat që vazhdojnë të shtohen në arkat e Parisit si pasojë e efektit “Mesi” ka bërë që kjo shumë e majme që klubi i detyrohet atij të zbutet jo pak. Dhe gjasat janë që në fund të historisë do të jetë pikërisht PSG-ja më e fituar.

Të gjitha të ardhurave të mësipërme të gjeneruara nga rrjetet sociale, sponsorizimet apo fanellat i shtohen edhe të tjera si rritje e biletave të shitura, rritje e të ardhurave nga e drejta televizive, pa harruar që me Parisin e projektuar për të fituar Ligën e Kampioneve të ardhurat mund të shtohen edhe më shumë. “Pa rrezikuar dhe pa u sforcuar shumë, kostoja e Mesit praktikisht është zeruar ose do të jetë zeruar brenda fundit të sezonit”- ka thënë Virgjil Kale, një nga drejtuesit më të rëndësishëm të marketingut sportiv në Francë.

RRJETET SOCIALE – Duke qenë se jetojmë në një “botë të re” atë të rrjeteve sociale, pa diskutim që nga këtu ka ardhur impakti i parë i madh në përfitim të klubit parisien. Rritja nuk është vetëm për nga numri i ndjekësve e me radhë, pasi gjithçka përkthehet në para. Vetëm në një muaj rritja në rrjetet sociale i ka kaluar 20 %, duke përfshirë të gjitha platformat më të njohura sociale. Aktualisht PSG-ja ka 135 milionë ndjekës në rrjetet sociale.

Related posts

Humbet buzëqeshja në kampin korçar, te Skënderbeu kanë probleme me…

Sadik.Autor

Pas problemeve me vizën/ Sanchez pritet t’i bashkohet Man United në SHBA (FOTO)

Isa.Autor

Zidan njofton për konferencë për shtyp! Rinovim apo dorëheqje

Sadik.Autor

Leave a Comment