Futboll Premier League Sport

Shpëtoi ekipin nga rënia, shpallet lojtari i muajit prill në Premier League

Wilfred Zaha është bërë lojtari i parë i Crystal Palace që fiton çmimin Lojtari i Muajit në Premier League që prej tetorit të 2004 kur të njëjtin çmim fitoi Andrew Johnson.

Sulmuesi 25-vjeçar ka shënuar katër gola dhe një asist në katër ndeshje gjatë prillit teksa Palace siguroi qëndrimin në Premier League për një tjetër sezon.

“Jam shumë i lumtur që po paraqitem kaq mirë,” shprehet lojtari i Bregut të Fildishtë.

“Njerëzit mund ta shohin vetë që kam punuar shumë kohët e fundit.”

Muaji prill ka qenë fantastik për ish-lojtarin e Manchester United. Crytal Palace do ta ketë shumë të vështirë të mbajë në skuadër për një tjetër vit sulmuesin i cili mund të luajë edhe si mesfushor.

Ai kërkohet nga Manchester City i Pep Guardiola-s.

Related posts

Juve pranë Emre Can, Liverpooli i kundërpërgjigjet me Khediran

Sadik.Autor

Monaco në ndjekje të talenteve, peshkon te Juventusi

Isa.Autor

BARAZIM I ÇMENDUR NË “CERAMICA”/ “Pleshti” dhe Suarez shpëtojnë Barcelonën në kohën shtesë

Delo.autor

Leave a Comment