Futboll La Liga

Philipe Coutinho me nënshtetësi portugeze ??

Duket se blerja e re e Barcelonës Philippe Coutinho ka vendosur të aplikojë për një pasaportë portugeze.

Dhe ka një arsye shumë të mirë pse.

Barcelona nuk ka më vende për lojtar që nuk janë europian.

Megjithatë, nëse Coutinho merr një pasaportë portugeze, ai do të lirojë një vend, duke hapur rrugën për një transferim të Arthur sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo.

Barcelona nuk është në gjendje të regjistrojë Melo apo ndonjë lojtar tjetër jashtë Bashkimit Evropian që tashmë ka arritur limitin e tre lojtarëve.

“Po, mund të marr nënshtetësinë nëpërmjet gruas sime”, tha Coutinho për një pasaportë të mundshme portugeze.

Braziliani ka të drejtë për një pasaportë portugeze përmes bashkëshortes së tij Anne. Çifti është martuar për më shumë se tre vjet.

Kjo nuk është hera e parë që Barcelona ka eksploruar këtë shteg. Luis Suarez ka fituar pasaportën italiane nga bashkëshortja e tij Sofia Balbi.

Related posts

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF/ Ja cilët janë lojtarët që preken

Sadik.Autor

MANCHESTER CITY “LUFTON” PËR TITULL/ Mesfushori Gundogan: Nëse një ditë do ta fitonim këtë trofe, atëherë klubi…

Delo.autor

Arsenal – Liverpool, një sfidë për rokadën në klasifikim

Delo.autor

Leave a Comment