Futboll Seria A Sport

SERIE A, NË STADIUMET BOSH? Psikologu jep këshilla për përballimin e situatës surrealiste

Për një muaj, Seria A do të luhet pa zhurmën e tifozëve. Stadiumet do t’i nënshtrohen një heshtjeje “shurdhuese”, si pasojë e dekretit qeveritar, që nuk lejon grumbullime. Masa është ekstreme, por e detyrueshme për parandalimin e përhapjes së “Coronavirus”, që ka futur në karantinë Italinë. Një kushtëzim, që mund t’i shndërrojë sfidat e futbollit në diçka surrealiste, me reflektime të pashmangshme edhe te lojtarët. Por, këtu po flasim për profesionistë, të cilët duhet të jenë në gjendje ta trajtojnë e përballojnë këtë lloj situate”, – tha Tiziano Agostini, profesor i Psikologjisë Sportive në Universitetin e Trieste.

Doktor Agostini, a ka lojtarë që përfitojnë apo penalizohen nga ndeshjet pas dyerve të mbyllura?
Unë do t’i ndaj lojtarët në tri kategori: ata që, pavarësisht nga publiku, arrijnë një performancë optimale; ata që kanë nevojë për praninë e publikut për të patur një performancë më të mirë, dhe të tjerë që, në disa rrethana, vuajnë negativisht nga prania e publikut. Në përgjithësi, profesionistët janë në gjendje të japin maksimumin e tyre, me ose pa publik. Pastaj, varet nga karakteristikat individuale, nga ndjeshmëria më e madhe, ose më e vogël e dikujt.

Si duhet përgatitur një ndeshje pas dyerve të mbyllura?
Sipas mendimit tim, ana mediatike luan një rol të rëndësishëm. E kam fjalën për atë që lojtarët lexojnë në gazeta dhe dëgjonë në TV në funksion të ndeshjes. Mënyra e përjetimit të ndeshjes para saj është një element njohës, që mund të ketë peshë.

A do të ishte më mirë që lojtari të mos dëgjonte dhe lexonte asgjë?
Kampionët tentojnë ta shmangin të dëgjuarit dhe të lexuarit, me qëllim që të jenë më të qetë në përballjen e garës. Sidoqoftë, ka lojtarë që mund ta forcojnë karakterin e tyre duke lexuar atë që shkruhet për ta, ndërsa të tjerët preferojnë të jenë më të shkëputur nga ajo thuhet për ta. Për lojtarët, gjëja e rëndësishme është të ruajnë një ekuilibër, prandaj informacioni që mund të ndërhyjë dhe t’iu ndryshojë gjendjen mendore duhet të evitohet.

Po përjetimi i gjyqtarëve në stadiume bosh, cili mund të jetë?
Ata janë më të paanshëm pa tifozë në stadium.
Çfarë ju këshilloni lojtarëve?
Nëse ndonjëri prej tyre ka nevojë për karikimin e publikut, le ta dëgjojë zhurmën e tifozëve në stadiume para lojës, në ndeshje të mëparshme.

Related posts

REAL MADRID-HUESCA/ “Miqtë” kalojnë në epërsi, shënon Cucho

Delo.autor

Pochettino i trembet INTERIT/ Tottenham nuk është favorit, Spalletti mes më të mirëve në…

Isa.Autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ “BILD”: Tuchel niset drejt Londrës. Zbulohet kontrata me Chelsea

Delo.autor

Leave a Comment