Futboll Premier League

Pochettino i thur elozhe sulmuesit: Kane, një djalë me b**e

Harry Kane ka treguar se ka tope të mëdha në golin e 100-të në Premier League pasi më parë kishte humbur një penallti në Anfield, sipas trajnerit të Tottenham Mauricio Pochettino.

Kane goditi mirë në kohën shtesë duke i dhënë një pikë Spurs ndaj Liverpool të dielën.

Tottenham iku nga stadiumi me një pikë, një rezultat i mirë në luftën për Champions League, një rezultat që ka kënaqur edhe trajnerin argjentinas.

“Ai është një nga sulmuesit më të mirë,” shprehet Pochettino në konferencën pas ndeshjes.

“Ai është aq i qetë. Të shënosh 100 gola në Premier League do të duhen tope të mëdha.”

Duke folur për Sky Sports menjëherë pas ndeshjes, Pochettino ka vazhduar me elozhet për Harry Kane pas një paraqitje luftarake të skuadrës së tij.

“Padyshim që është shumë e rëndësishme ta urojmë për 100 golat në Premier League, është diçka fantastike për të,” vijon Poch.

“Ai falënderoi të gjithë për ndihmën, ai ishte shumë i lumtur për golin e 100-të.

“Isha i qetë. Por ishte një ndeshje e madhe për t’u parë për të gjithë. Dy skuadra që mundohen të luajnë futboll të bukur.

“Ishim më të mirët pas 90 minutave, e meritonim fitoren, por ky është futboll. Ajo që ka rëndësi është karakteri dhe paraqitja.”

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Marseille zëvendëson Balotellin me një tjetër “të çmendur”… (VIDEO)

Delo.autor

Zhbllokohen shifrat, Kroacia kalon në avantazh (VIDEO)

Sadik.Autor

PAS SHORTIT PËR BOTËRORIN 2022/ Trajneri Reja: Ky është grupi më i keq që mund të na binte, ideale do ishte…

Delo.autor

Leave a Comment