Futboll

Presidenti i UEFA-s tregon nëse VAR do të përdoret në Ligën e Kampionëve (FOTO)

​Aleksander Ceferin insiston se as sezoni e ardhshëm nuk do të përfshihet VAR në Ligën e Kampionëve
Disa kampionate evropiane këtë sezon kanë filluar të përdorin VAR (Video Assistant Referee), ndërsa disa të tjera do të fillojnë nga sezoni i ardhshëm.

Por, VAR nuk do të përdoret sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve dhe kjo është konfirmuar nga kryetari i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Ai thotë se ende ka konfuzione sa i përket VAR dhe nuk dëshiron të nxitohet.

“Ne nuk do të përdorim VAR sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. Ende ka shumë konfuzione”, tha shkurt Ceferin.

Këtë sezon VAR është duke u përdorur në Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1, ndërsa nga sezoni i ardhshëm do të jetë edhe në La Liga dhe Premierligë.

 

Related posts

Ish-dizenjatori Hoxha: Drejtues klubesh memecë, Prokuroria ta nisë nga FSHF-ja

Sadik.Autor

NUK LUAJTI NË MIQËSORE/ Messi kushton shtrenjtë, organizatorët rimbursojnë tifozët

F.autor

“MBRETI MANAJ”/ “Tripleta” e tij me Barçën është historike! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment