Futboll

Salah është golashënuesi më i mirë dhe mbreti i rasteve të humbura në Premier League

Mohamed Salah ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Premier League këtë sezon por sulmuesi i Liverpool gjithashtu kryeson një listë që do të surprizojë të gjithë.

Egjiptiani ka shënuar 28 gola këtë sezon, katër më shumë se çdo lojtar dhe paraqitja e tij është krahasuar me atë të Lionel Messi-t.

Katër golat ndaj Watford në fundjavë afirmuan se 25-vjeçari është mbreti i ri i Anfield por ai gjithashtu është i mbreti i një kategorie tjetër, asaj të lojtarit që ka humbur më shumë raste të pastra shënimi.

However, the Liverpool forward has passed up more big chances than any other player

Sipas faqes zyrtare të Premier League, makineria e golave Salah është aktualisht në krye të renditjes së rasteve të pastra të shpërdoruara me 19 mundësi të pashfrytëzuara.

Ky total e vendos atë mbi Benteke (18) dhe Harry Kane (16), në vend të dytë dhe të tretë.

The 25-year-old has squandered 19 opportunities to hit the back of the net this season

Emra si Sergio Aguero, Romelu Lukaku dhe Alexandre Lacazette gjithashtu janë pjesë e Top 10.

Por tifozëve të Liverpool nuk do t’u interesojë shumë ky fakt pasi ai është talenti më i veçantë në Anfield që nga koha e Luis Suarez.

Egjiptiani ka kontribuar me 36 gola dhe 12 asiste në të gjitha kompeticionet deri tani.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË PËR VAJZA/ 4 skuadra në lojë për trofeun, këto janë ndeshjet gjysmëfinale

F.autor

EUROPA LEAGUE/ Romagnoli: Ky ishte fajtori i humbjes nga Real Betis

Isa.Autor

MILAN SIGUROI NJË VEND NË CHAMPIONS/ Malidini: Kemi ende rrugë, në vend të dytë me meritë

Delo.autor

Leave a Comment