Formula 1 Të tjera

Prezantohet makina Red Bull, gati për betejë ndaj Ferrari e Mercedes

Përmes rrjeteve sociale, është prezantuar sot makina Red Bull Racing, e cila do të garojë në Botërorin 2018 të Formula 1. Makina e re që do të pilotohet nga Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo, quhet RB14 dhe është projektuar nga i zakonshmi Adrian Newey, që ka përgatitur një telajo të fortë për të mbajtur strukturën e re mbrojtëse. Një makinë ngjyrë blu dhe të zezë (ngjyra është e përkohshme, ajo zyrtare do të prezantohet para testeve në Montmelo), me pjesën mbrojtëse “halo” para kokës së pilotit.

Paralelisht me prezantimin, makina Red Bull do të kryejë sot 100km teste në pistën britanike të Silverstone për “filming day”. Ai që do të pilotojë makinën sot është Daniel Ricciardo. “Jemi të kënaqur me punën e bërë, kemi shumë gjëra të reja që kemi programuar dhe futur te makina e re, që shpresojmë të bëjnë diferencën në pistë. Testet në Montmelo do të na japin sinjalin e parë, por mbetemi optimistë dhe besojmë shumë te dy pilotët tanë, të rinj, të shpejtë dhe kunkurrues. Këtë vit do të duelojmë bashkë me Mercedes dhe Ferrari”, tha Chris Horner, shefi i Red Bull.

Related posts

SI NËPËR FILMA/ Dy HAJDUTË tentojnë të grabisin mundësen, reagimi i saj i hedh në… (VIDEO)

Isa.Autor

SKANDALI/ Doli pozitiv me doping, ja dënimi i rëndë që merr kampioni i botës në çiklizëm…

Delo.autor

“MEZI PRES TA BËJ…”/ Boksieri Fury nis zyrtarisht përgatitjet për Wilder dhe bën premtimin e madh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment