Të tjera

Probleme me financat, boksi drejt përjashtimit nga Olimpiada “Tokio 2020”

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka bërë me dije se është duke mbikqyrur gjithçka është duke ndodhur në Federatën Ndërkombëtare të Boksit Amator (AIBA), ku kohët e fundit është zgjedhur në detyrën e presidentit të përkohshëm uzbeku Gafor Rakhimov, i akuzuar se ka lidhje me krimin e organizuar. Kjo Federatë ka një borxh prej 20 milionë dollarësh ndaj dhe ish-drejtuesit dhanë dorëheqjen.

IOC ka bërë me dije se do të monitorjë situatën dhe mund të mos e mbështesë më financiarisht këtë sport, madje mund të merret vendimi drastic që ky spotr të mos jetë pjesë e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”. Kjo situatë në sportin e boksit është përkeqësuar edhe më shumë pas akuzave se disa ndeshje të Olimpiadës “rio 2016” janë manipuluar nga gjyqtarët, me vendime absurde.

Drejtuesit e AIBA-s do të paraqesin pranë IOC-it një raport të detajuar të situatës në këtë Federatë deri më 30 prill, ku do të sqarojnë situatën. Në të kundërt do të merret vendimi i përjashtimit i sportit të boksit nga Olimpiada a e ardhshme.

Related posts

FORMULA 1/ Skuadra Mercedes protestoi për garën e titullit, FIA merr vendimin përfundimtar

Delo.autor

“KY ËSHTË NJË MËKAT I MADH”/ Menaxheri paralajmëron Juventus-in: Në janar nuk përjashtojmë asgjë

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Të ndrydhur nga izolimi, lodra dhe kukulla seksi gratis për sportistët në Fshatin Olimpik

Delo.autor

Leave a Comment