Kategoria Superiore Shqipëri

Probleme me oraret, klubet luten të mos shkojnë me shtesë

Në orën 14:00 do të startojnë dy ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë, ku Luftëtari do të presë Laçin dhe Kukësi do të presë Tiranën. Edhe pse ishte parashikuar që takimet të luheshin në orën 13:00, ato janë shtyrë me nga një orë. Por, duke qenë se janë ndeshjet e kthimit ekziston rreziku që të shkojnë me shtesë dhe kushtet e motit nuk janë të favorshme, pasi errësira vjen më shpejt. Në dy stadiumet përkatëse nuk ka ndriçim dhe një shtesë e mundshme me 30 minuta ose me keq akoma do të ishte vërtetë problem për lojtarët e skuadrave dhe do të krijonte një situatë aspak të mirë.

Rreziku më i madh është që një gjë e tillë të ndodhë në takimin mes Kukësit dhe Tiranës, pasi ndeshje e parë ka përfunduar në barazim 1-1. Në takimin tjetër, Laçi është favorit për t’u kualifikuar pasi fitoi 3-0 ndeshjen e parë. /EDS/

Related posts

Sulejman STAROVA “skanon” Tiranën: Të ndërrojnë objektiv, të luftojnë për të mos rënë nga KATEGORIA

Isa.Autor

TIRANA PREK FINALEN E KUPËS SË SHQIPËRISË/ “Bardheblutë” nuk falin ndaj Bylis kur e marrin seriozisht

Delo.autor

ZYRTARE/ Përforcimi i dytë, Tirana firmos me ish-kapitenin e Kombëtares Shpresa

Delo.autor

Leave a Comment