Futboll Seria A

Higuain nuk duron dot më, u sulet kritikuesve

Gonzalo Higuain ka reaguar pas kritikave të në adresë së tij pas barazimit në “Juventus Stadium” 2-2 kundër Tottenham-it në sfidën e vajtjes së të 16-ve të Ligës së Kampioneve

“Mirëdita të gjithëve. Është e lehtë që të flasësh pas ndeshjes nga një divan apo kolltuk. Deri në rezultatin 2-0 gjithçka ishte perfekte, pas 2-2 gjykimi ndryshoi krejtësisht. Ne nuk na interesojnë këto zëra. Shkojmë në Londër për të marrë kualifikimin. Një përqafim të gjithë atyre që me të vërtetë duan më të mirën e Juventusit”, shkroi numri 9 argjentinas, i cili publikoi një imazh të ekipit pas golit të tij të realizuar kundër “Spurs”.  “Pipita” humbi edhe penallti në minutën e 45’ të sfidës.

 

Related posts

GRAFIKA/ Krizë totale në Jug të Shqipërisë, Superiorja e fshin nga harta (FOTO)

Delo.autor

S’ka fjalë me Pacultin, austriaku çmend futbollistët

Sadik.Autor

Eusebio Di Francesco: Roma duhet të rikthet te fitorja sa më shpejt, skuadra ta harroj humbjen ndaj Barcelonës

Sadik.Autor

Leave a Comment