Futboll

Probleme pa fund për Skënderbeun, me shumë mungesa ndaj Kukësit

Mungesë e papritur mund të quhet kjo e Marko Radas në ndeshjen e nesërme në Kukës, mungesë që as Daja nuk e priste që të ndodhte, pasi e kishte porositur disa herë kroatin që të mos ndëshkohej me karton të verdhë sepse plotësonte numrin katër të kartonëve.

Radas i shtohet kështu mungesës së Jashanicës, i cili do të mungojë të paktën edhe një muaj tjetër. Pas operacionit që zhvilloi në kryeqytet disa ditë më parë, Jashanica gradualisht duhet të fillojë nga java e ardhshme rikuperimin, por që sërish do kohë që të rikthehet në fushë.

Të gjithë sytë ishin te rikthimi i djeshëm i Sabjen Lilajt. Mesfushori korçar, pas një viroze për disa ditë me radhë, mungoi ndaj Partizanit, por e ka të sigurt mungesën edhe për nesër në ndeshjen ndaj Kukësit. Pa diskutim që Lilaj është “motori” i këtij Skënderbeu dhe mungesa e tij është e madhe, por ,që mësohet se përveç virozës që po kalon lojtari në fjalë, është sëmurur edhe me grykët dhe kjo e bën të sigurt mungesën e tij edhe për këtë takim.

Por, ajo që shqetëson më shumë se kushdo tjetër është gjendja e Osmanit. Në përballjen ndaj Partizanit, Tefik Osmani u detyrua të zëvendësohej në pjesën e dytë të takimit për shkak të një dëmtimi, shkruan panorama.

Sipas drejtuesve të skuadrës, mësohet se Osmani ka pësuar një kontraktim dhe, në seancën e djeshme stërvitore, mbrojtësi korçar nuk ka qenë pjesë e stërvitjes. Për këtë duket se do të jetë në dilemë deri në fund, teksa bardhekuqtë janë sy e veshë nga fjala e mjekëve dhe e vetë lojtarit.

Por, gjithë këto mungesa, duke shtuar edhe Takun, janë një hall më vete për Ilir Dajën. Sigurisht që me katër mungesa të lojtarëve titullarë, si, Lilaj, Radas, Jashanica dhe Osmani, Daja ka të drejtë të jetë me “dhimbje koke”. Në ndeshjen e ditës së nesërme, formacioni i Skënderbeut do të jetë “i arnuar”.

Për këtë transfertë të rëndësishme korçarët kanë në mbrojtje vetëm tre lojtarë, ku Vangjeli, Aliti dhe Mici, janë treshja që dihet, ndërkohë që në qendër të mbrojtjes, me shumë gjasa, mund të kemi rikthimin e Bruno Ditës. Në mesin e fushës, Muzaka dhe Nimaga, edhe këta janë të padiskutueshëm, pasi nuk ka lojtarë të tjerë.

Ndërkohë që i treti mund të jetë Xhejms nëse do të rikthehet të bëjë mesfushorin e qendrës, por ka shumë shanse që Vila të jetë gati për një fanellë titullari në këtë pozicion së bashku me malianin dhe tiranasin e Skënderbeut. Gavazaj dhe Soue dhe nëse Xhejms nuk lëviz janë treshja e sulmit.

 

Related posts

Buffon: Sherri me Benatia? Shpikje, te Juvja jemi një grup i bashkuar

Sadik.Autor

Milan hyn në “muajin e ferrit”, por Gattuso ka shumë besim se…

Q.Autor

KORONAVIRUSI SJELL NDRYSHIME TË MËDHA/ Pritet të dalë në “pension” bilbili pas 140 vitesh. Ja me çfarë zëvendësohet

Delo.autor

Leave a Comment