Futboll Sport

PENALLTI PAS TRE MINUTAVE LOJË/ Sadiku nuk di të shënojë. Dështon në Kupën Libertadores (VIDEO)

Sulmuesi Armando Sadiku kishte mundësinë e artë për të gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë në Kupën Libertadores me Bolivarin, por këtë nuk e bëri dot as nga pika e bardhë e penalltisë.

Skuadra e shqiptarit, fitoi një penallti që në minutën e tretë të ndeshjes ndaj Uilsterman, të cilën e mori përsipër ta gjuante Sadiku, me dëshirën e madhe për të gjetur rrjetën në këtë kompeticion.

Megjithatë portieri kundërshtar lexoi gjithçka dhe ia doli ta presë gjujatjen e Sadikut, i cili dështoi edhe këtë herë për të gjetur rrugën e rrjetës me Bolivarin, me ndeshjen që u mbyll 0-0.

Duket se sulmuesi nuk po kalon një formë të mirë, teksa ende nuk ka gjetur golin me skuadrën nga Bolivia në një ndeshje zyrtare dhe goli për të mungon që nga koha kur ishte pjesë e Malagas në Spanjë, pasi as me Erzurumsporin nuk gjeti dot rrjetën.

Related posts

LIVE/ Coppa Italia: Mbyllet ndeshja Milan-Lazio. Rezultati 4-0

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Chelsea-Liverpool

Delo.autor

HABIT bashkëshortja e ish-mbrojtësit të Realit të Madridit: Nuk kam më dëshirë të bëj s*ks

Delo.autor

Leave a Comment