Futboll Sport

STILI I LOJËS ËSHTË PREZENT/ Mourinho “parkon autobusin” edhe në ndeshje minifutbolli (VIDEO)

Jose Mourinho merr shpesh pjesë në ndeshje futbolli për bamirësi, edhe këtë herë ishte prezent në një ndeshje 5 kundër 5 në minifutboll.

Trajneri portugez, tashmë i papunë i është përveshur studiove televizive si analist dhe nuk mungon as me shfaqjet e tij në fushën e futbollit edhe pse klasi në këmbët e tij është thuajse zero, pasi edhe ai vetë e ka pranuar se ka dështuar me sukses si futbollist.

Në ndeshjen për bamirësi është parë që stili i tij i lojës është prezent edhe kur ai vetë është në fushë. I pozicionuar prapa në mbrojtje, Mourihno çdo top e kthen pas ose thjesht iu largohet kundërshtarëve duke i thithur në grackën e kundërsulmit, ashtu siç bën me filozofinë e tij si trajner, ose e njohur ndryshe siç ai “parkon autobusin” para porte.

Related posts

E PAZAKONTË/ Portieri i Rusisë njihet dhe si SHQIPONJË në Moskë

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Përcaktohen gjysmëfinalet, Teuta sfidon Kukësin, Tirana “peshkon” Bylisin

Delo.autor

SHITJA E SHTRENJTË/ Ben Yedder thyen rekordin e Dani Alves, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment