Kategoria Superiore Shqipëri

Problemet e Laçit, mungesa e përqendrimit dhe egoizmi

 Laçi nuk e ka nisur në mënyrën e duhur Vitin 2018, pasi në momentin më të bukur skuadra e Gentian Mezanit nuk po arrin të marrë rezultatet e pritshme. Kurbinasit kanë treguar tjetër paraqitje me dy fytyra: të brishtë në kampionat dhe të fortë në Kupë. Humbja me Kamzën në sfidën e javës së 17-të ishte një këmbanë alarmi për bardhezinjtë, por që u harrua shumë shpejt nga suksesi në çerekfinalen e Kupës ndaj Luftëtarit.
Megjithatë, sfida e kampionatit ndaj Teutës riktheu edhe një herë problematikën e mungesës së përqendrimit. Ndaj një rivali që garon për mbijetesë nuk shkoi më shumë sesa barazimi pa gola. Ndaj “Djemve të Detit” u dallua qartë egoizmi i sulmuesve të Laçit, pasi Reginaldo në pjesën e parë dhe Uzuni në të dytën nuk shërbenin për njëri-tjetrin, duke kërkuar të merrnin lavdinë personale në një ndeshje të tillë.
Përpara është një transfertë e vështirë ndaj Partizanit, megjithatë përsa i përket përqendrimit, nuk duket të jetë problem për trajnerin Mezani, pasi rivali është një emër i madh për të gjetur karikimin e duhur.

Related posts

Pas humbjes, shpërthen Olsi Rama: Po na sulmojnë

Q.Autor

NOTAT E KOMBËTARES/ Abrashi një “maratonomak” i vërtetë, Dermaku “ngel në klasë”. Ja të gjitha vlerësimet

Delo.autor

LUAJNË NË KAMPIONATIN SPANJOLL/ Të dy shqiptarët larg ëndrrës La Liga

Delo.autor

Leave a Comment