Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PËRBALLJA ME SKOCINË/ Panuçi: Duka nuk më ka vendosur në presion, shpresoj që…

Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e të shtunës më Skocinë në “Loro Boriçi”, në atë që është takimi i fundit për fazën në grupe të Ligës së Kombeve dhe njëkohësisht edhe decizivi, sa i përket renditjes finale të kuqezinjve.

Tekniku italian i Shqipërisë, Christian Panucci doli në konferencë për shtyp i shoqëruar nga kapiteni i skuadrës, Mërgim Mavraj, ndërsa foli për rëndësinë e këtij takimi, duke pranuar se pret që ekipi të marrë një rezultat pozitiv.

Flasim për mbrojtjen, por kemi shënuar vetëm një gol në këtë edicion. Si e ka menduar Panucci të zgjidhë “ngërçin” me sulmin?

Është e qartë që nesër duhet të bëjmë gol. Në Izrael kemi krijuar shumë raste, por ka munguar finalizimi. Nesër kemi përgatitur disa lëvizje taktike dhe shpresoj për të qenë më konkretë para portës.

A do të jenë gati Grezda dhe Ndoji për nesër?

Grezda është stërvitur veçmas gjithë javën dhe ka disa probleme. Ka kërkuar të luajë, por vetëm nesër do të vendosim.

Në 2018-ën kemi pasur ecurinë më të keqe të 10 viteve të fundit. Çfarë mendimi ka trajneri për këtë situatë?

Ju i referoheni gjithmonë Kosovës dhe Ukrainës, që kanë qenë miqësore. Megjithatë e dimë se rezultatet janë të rëndësishme dhe ne kemi fituar vetëm përballjen me Izraelin. Mund të kishim fituar edhe në Izrael, po të kishim më shumë fat dhe përqendrim.

Duka ka thënë se këto takime do të vendosin për fatin tuaj. Ju vë kjo situatë nën presion?

Nuk e ka thën Duka, por e ka thënë “Panorama Sport”. Unë bëj punën me shumë pasion dhe shumë seriozitet, kështu që “Panorama Sport” nuk më vë në presion aspak.

Si mund ta fitoni ndeshjen nesër? 

Duke bërë gola më shumë se kundërshtari.

Keni thënë që skuadra nuk komunikon. Keni punuar në këtë drejtim?

Është e vërtetë që skuadra komunikon pak në fushë dhe për këtë edhe lojtarët janë të ndërgjegjshëm Shpresoj që nesër të shoh lojtarë që flasin seriozisht me njëri-tjetrin, pasi është shumë e rëndësishme për rezultatin.

Si keni menduar t’i zëvendësoni Bashën dhe Hysajn?

Me dy futbollistë të tjerë. Formacionin do ta shikoni nesër, duke shpresuar që nuk do të gaboj.

E shikoni si me fat, stadiumin “Loro Boriçi”?

Unë kundër Italisë kam humbur këtu, por shpresoj që nesër të mos kemi të njëjtin fat.

Related posts

VOLEJBOLL/ Federata rinis aktivitetet më 4 shtator, ja planet e sezonit të ri

Delo.autor

111 MILIONË EURO KLAUZOLË/ Inter është gati të sakrifikojë “Demin” Lautaro!

Delo.autor

PRAPASKENA/ Manchester United nuk dorëzohet për Sanchon, rrit ofertën për Dortmund

Delo.autor

Leave a Comment