Futboll Ligue 1 Premier League

PSG përgatit blerjen e yllit të Chelseas

Sipas raportimeve më të fundit, Alvaro Morata është shndërruar në objektivin e bujshëm të Paris Saint-Germain, për merkaton e verës së ardhshme. Sulmuesi spanjoll u bashkua me Chelsean vetëm në verën e kaluar, kur u transferua nga Real Madrid. Por, pas një starti të shkëlqyer të jetës në “Stamford Bridge”, ish-lojtari i “Los Blancos” ka vuajtur një formë të keqe. Në vijim, një llogari serioze dhe e respektuar lajmesh sportive në “Twitter” ka pretenduar se gjiganti i Ligue 1 është gati të realizojë transaksionin që do të transferonte spanjollin në kryeqytetin francez.

Reparti sulmues në “Parc des Princes” është tashmë i konsoliduar. Edinson Cavani së fundmi u shndërrua në golashënuesin më të madh të të gjitha kohërave të klubit të PSG. Ndërkohë, verën e fundit, klubi francez vendosi rekordin botëror në transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit botëror, duke blerë Neymar nga Barcelona për shumën £198milionë. Madje, PSG realizoi në verë edhe huazimin e Kylian Mbappe me të drejtë blerje, që do të aplikohet në verën e ardhshme. Por, sikur këto të mos mjaftonin, parisienët janë gati të përforcojnë edhe më shumë vijën e tyre të sulmit. “Paris United” pretendon se drejtori sportiv i PSG, Antero Henrique e ka evidentuar Moratan si një prej objektivave të tij kryesorë për merkaton e verës. Nuk është përmendur asnjë shumë, por do të kërkonte një ofertë të majme për të bindur londinezët që të shesin yllin e paguar plot £60milionë vetëm gjashtë muaj më parë.

Related posts

GJIGANTI ITALIAN SHFRENON FANTAZINË/ Pronoton Guardiolën dhe Mbappe për sezonin e ri…

Delo.autor

“BEKOHET MBAPPE”/ E dashura e tij po i “TËRBON” të gjithë me postimet e fundit (FOTO)

Isa.Autor

REAGON PAS VENDIMIT TË CAS NDAJ SKËNDERBEUT/ Ish-kapiteni legjendar, Shkëmbi: Ndjeva zhgënjim…

Delo.autor

Leave a Comment