Futboll Seria A

Higuain: E prisja tripletën, por gabim të mendojmë për Champions-in

 Ishte padyshim Higuain protagonisti kryesor i goleadës me të cilën Juventus shkatërroi të dielën skuadrën e Sassuolo: “E prisja këtë triplet, jam shumë i lumtur që ia dola dhe shpresoj që të mos jetë e fundit”, deklaroi bomberi bardhezi për kanalin televiziv të klubit. Pipita fikson objektivat: “Mbeten ende edhe shumë sfida, por kjo është rruga e duhur. Shumë e rëndësishme ndeshja me Fiorentina. Do të ishte një gabim i rëndë të mendonim që tani për Champions “. Shkurti është një muaj thelbësor për sezonin bardhezi, por argjentinasi synon të mos shohë përtej sfidës së radhës.
“Është shumë e rëndësishme sfida kundër Fiorentinës, në program për të premten. Nuk mund t’i lejojmë vetes absolutisht që të mendojmë për Champions League. Do të ishte një gabim i rëndë. Përqendrim, egërsi dhe përgjegjësi, janë çelësi për suksesin në rrugëtimin tonë”, deklaroi Higuain. Në kampionat do të ketë një duel të ndezur kundër ish-skuadrës së tij, Napolit. “Ka akoma shumë ndeshje deri në përballjen direkte me Napolin, prandaj duhet të mbajmë fokusin të lartë për çdo ndeshje. Do të nisim përgatitjen për ndeshjen ndaj Tottenham, duke nisur nga dita e shtunë. Në kompeticione të tilla bën shumë pak ndryshim se ku e luan ndeshjen e parë, në shtëpi apo në transfertë. E rëndësishme të martën do të jetë të mos pësojmë gol dhe të  tentojmë të shënojmë, për të diskutuar gjithçka në Londër”, përfundoi Higuain.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Godin kritika të ashpra Italisë mbi COVID-19: Futbollistët u ekspozuan deri në fund

Delo.autor

“CRUIJFF MË KËRKOI TË MERRJA ME SHKELMA XAVI-N”/ Trashorras dhe Kolegji i Barçës: Dhe sa qante Iniesta…

Delo.autor

110 vjet histori: Gëzuar ditëlindjen Inter

Q.Autor

Leave a Comment