Futboll Ligue 1

PSG presion trajnerit: Elimino Realin, në të kundërt shkarkohesh!

Klubi i Paris Saint Germain i ka vendosur ultimatum trajnerit Unay Emery i cili do të shkarkohet në rast se nuk eliminon Realin e Madridit nga Champions League.

Transferimet e kryera nuk u realizuan vetëm për të fituar kampionatin, por edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

Nisur nga ky objektiv eksperienca e Unai Emery në kryeqytetin francez mund të përfundojë më shpejt nga ç’ishte menduar, pra nëse PSG nuk siguron fazën gjysmëfinale të Championsit, ku përplasja e radhës është me Realin e Madridit.

Për t’i paraprirë situatës, sheiku i PSG-së, Naser Al-Khelaifi ka gati emrin e pasuesit. Zinedine Zidane qëndron në krye të listës.

Related posts

Dries Mertens sapo ka shënuar golin e botërorit (VIDEO)

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Kombëtarja e njohur prezanton trajnerin e ri

F.autor

Tottenham turpërohet në Spanjë, ka nevojë për përforcime…

Sadik.Autor

Leave a Comment