Futboll UEFA

Radas flet për trukimet e ndeshjeve të Skënderbeut: S’e vë dorën në zjarr për asnjë

Dje u publikua kërkesa e Komisionit të Disiplinës ndaj UEFA-s për dënimin e skuadrës së Skënderbeut për trukime ndeshjes.

Pas kësaj kërkese ka reaguar dhe futbollisti i Skënderbeut, Marko Radas, emri i të cilit ka dalë si njëri prej personave të përfshirë në skandalin e trukimeve.

Në një intervistë të dhënë për “Goal.com”, Radas thotë skuadra do të ishte dënuar më shumë vitin e kaluar, nëse UEFA do të ishte e bindur.

“Ky lajm ka bërë namin në shtyp ditët e fundit. Fakti është që UEFA nuk ka marrë një vendim, por thjesht është bazuar te akuzat e bëra nga Federbet (organizata kundër trukimit të ndeshjeve)”, tha fillimisht Radas.

“Për mua është e pakuptimtë. Për këto ndeshje ne jemi dënuar me një vit përjashtim nga UEFA, nëse do kishin për të na dënuar, atëherë do na dënonim më gjatë që atëherë”, shtoi futbollisti kroat i korçarëve.

“Kurrë s’kam menduar se shokët e skuadrës time mund të kenë manipuluar një ndeshje. S’kam dyshime te asnjë, gjithsesi nuk mund ta vë dorën në zjarr”, përfundoi Radas.

Related posts

KRIZA NGA KORONAVIRUSI/ Ajax jep shembullin ideal, kështu duhet të funksionojë një klub!

Delo.autor

“Nuk jam budalla, kam kontratë”/ Panuçi presion Dukës për pasojat e largimit

Isa.Autor

MANCHESTER UNITED-MANCHESTER CITY/ Silva “vë në gjumë Djajtë e Kuq”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment