Futboll La Liga

Valverde i kundërpërgjigjet FFA-së, nuk dyshon në Messin

Valverde beson në Messin dhe është i bindur se ai do të japë më të mirën për Barcelonën, pasi synon të fitojë gjithçka që është e mundshme me katalunasit.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia, ditë më parë tha se i ka kërkuar Lionel Messit të luajë më pak për Barcelonën në mënyrë që të jetë më i freskët për Kupën e Botës, që do të mbahet këtë verë në Rusi.

“Kemi folur me Messin në mënyrë që ai të kujdeset për veten dhe të luajë më pak për Barcelonën”, kishte deklaruar Tapia.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjja e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde, i cili nuk dyshon në profesionalizimin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

“Iu besoj të gjithëve, në veçanti Messit, që është lojtari ynë. Ai është i përkushtuar të fitojë gjithçka me Barcelonën dhe gjithashtu me Kombëtaren”, u shpreh Valverde.

Related posts

ËSHTË NË KRYE TË LISTËS SË DËSHIRAVE/ “Djajtë e Kuq” ka gati 150 milionë euro për yllin e Napolit…

Delo.autor

Pas dy golave, Valon Berisha sërish titullar kundër Dortmundit

Q.Autor

United të ofrojë 60 milionë euro për yllin e Realit

Q.Autor

Leave a Comment