Futboll La Liga Premier League

Rakitic i gatshëm të largohet nga Barcelona, Mourinho dhe Guardiola e ‘thërrasin’ në Angli

Ivan Rakitic është i gatshëm të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, raportojnë mediat në Spanjë.

Mesfushori kroat ka qenë njëri nga lojtarët kryesorë të Barcelonës sezoneve të fundit, që nga transferimi i tij te Sevilla.

Megjithatë, gjatë dy afateve të fundit kalimtare emri i tij është lakuar shumë për një largim të mundshëm nga Camp Nou.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Rakitic tani është i prirur që ta bëjë këtë sezon, të fundit të tij me Barçën.

Rakitic është njëri nga lojtarët kryesorë të Barçës sezoneve të fundit (Getty Images)

Rakitic ka përfunduar në radarin e dy skuadrave të mëdha angleze, Manchester United dhe Manchester City.

Mediumi spanjoll raporton se kroati ka marrë edhe thirrje direkte nga menaxherët Jose Mourinho dhe Pep Guardiola në muajt e fundit në lidhje me një lëvizje në Angli.

Veterani tani është i gatshëm të largohet nga gjiganti katalunas, por dëshiron ta bëjë atë pas një sezon të veçantë, ku synojnë t’i fitojnë tre trofetë.

Rakitic dëshiron të provojë veten në Ligën Premier para se të tërhiqet, por e sheh të ardhmen e familjes së tij në Spanjë, ku ai ende ka një shtëpi në Sevilla.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Inter pret firmën e Dzeko-s, Marotta vihet në lëvizje për ish-yllin e “bardhezinjve”…

Delo.autor

STRAKOSHA “TRADHTON” IGLI TAREN/ Gardiani kuqezi e mbyll me Lazio-n, “fluturon” drejt Anglisë

F.autor

ITALIA NË KAOS/ Zhorzhinjo i sinqertë: Polakët më “MORËN FRYMËN” në mesfushë

Isa.Autor

Leave a Comment