Basketball Të tjera

Boston përmbys Portland “in extremis”, Lakers surprizojnë Oklahomën

Boston fiton në sekondat e fundit 97-96 ndaj Portland, duke mbrojtur pozitat në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes. Një fitore “in extremis” e skuadrës së Celtics, që përmbysi një avantazh të lehtë që kishte skuadra mike, që tentoi surprizën. Horford realizoi 22 pikë e 10 rebaund për Boston, duke qenë shënuesi më i mirë (Irving ishte pushim), ndërsa për Portland nuk mjaftuan 22 pikët e McCollum dhe 21 të Lillard për të evituar humbjen. Jashtë fushe fiton skuadra e Lakers, që befason Oklahomën, duke fituar 108-104, një rezultat surprizë. Westbrook realizoi 36 pikë për Oklahomën, mbështetur edhe nag George me 26, por që mbetën për statistikë. Të pestë titullarët e Lakers realizuan mbi 13 pikë, duke bërë që kolektiviteti të ishte arma fituese.

Fiton edhe skuadra e Milwaukee, që mundi 109-94 Brooklyn, ndeshje e dominuar nga miqtë, që korrën suksesin e 30-të sezonal. Bledsoe me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, mbështetur edhe nga Henson me 19 pikë e 18 rebaund. Charlotte, falë 22 pikëve të Batum, mundi 115-110 Phoenix, sfidë ku miqtë përmbysën në minutat e fundit një avantazh prej 20 pikësh të vendasve. Në sekondat e fundit triumfon edhe Atlanta, që mposhti 99-96 New York, sfidë emocionuese deri në fund, ku herë kryesonre njëra skuadër e herë tjetra. Bazemore realizoi 19 pikë për Atlanta, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Porzingis për nju-jorkezët. Fiton edhe Toronto, 101-86 ndaj Memphis, sfidë ku diferencën e bëri Wright me 15 pikë.

REZULTATET E SOTME

Boston – Portland, 97-96

Brooklyn – Milwaukee, 94-109

New York – Atlanta, 96-99

Toronto – Memphis, 101-86

Oklahoma – Lakers, 104-108

Phoenix – Charlotte, 110-115

Related posts

KONFIRMON SFIDËN/ Joshua: Më 13 prill kam prenotuar “Wembley” për të dueluar ndaj Wilder

Isa.Autor

Trajneri rrëfen të vërtetën: Ja pse Serena Williams u tërhoq nga Australian Open

Q.Autor

LeBron përbindësh, Cleveland “fluturon” falë 44 pikëve të “mbretit”

Sadik.Autor

Leave a Comment