Futboll Sport

FSHF bën pazar me biletat e Skoci-Shqipëri/ “Ofertë” 6400 lekë kur bileta bën…

FSHF po bën tregti me biletat dhe fanellat e Kombëtares shqiptare, në kurriz të tifozëve kuqezi që dua të ndjekin ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Skocisë, më 10 shtator. FSHF bën ofertë për 64 mijë një biletë dhe një bluzë që kushton 20 paundë

Federata Shqiptare e Futbollit abuzon me çmimet e biletave jo vetëm në ndeshjet që zhvillohen në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Gjatë ditës së premte, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Federata shqiptare e Futbollit njofton se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Skocisë dhe Shqipërisë, ndeshje të cilën kuqezinjtë e luajnë në transfertë, në stadiumin “Hampden Park” të Gllasgout më 10 shtator. Në fakt, është e çuditshme mënyra se si FSHF i bën reklamë ofertës së vet, pasi një biletë e ndeshjes shitet “vetëm 6400 lekë”, përfshirë edhe një fanellë të Kombëtares në Europianin 2016.

Në një kërkim për çmimin e biletave që ka nxjerrë në shitje vetë Federata Skoceze e Futbollit dhe vihet re se një biletë për të rriturit, kushton 20 paund, ose e përkthyer ndryshe, 2800 lekë të reja.

Shumë lehtë, biletat mund të blihen edhe online, duke kursyer në këtë mënyrë disa të holla, që për FSHF-në janë “vetëm 6400 lekë dhe një fanellë. Ndërkohë që vetë tifozët nuk e preferojnë më fanellën e Europianit, pasi kanë dalë të rejat. Siç duket, kanë mbetur stok dhe FSHF gjen mënyra për t’i shitur.

Më 7 shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë për Ligën e Kombeve në “Elbasan Arena” kundër Izraelit.

Related posts

JEP MAKSIMUMIN PËR EKIPIN/ Pesë klube angleze duan futbollistin e Juventusit

Isa.Autor

Yonghong Li harton një strategji të re për ta mbajtur Elliot larg Milanit

Sadik.Autor

NUK DO TA BESONI/ Treshja sulmuese Ronaldo-Messi-Neymar është në dorë të Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment