Champions League UEFA

Ramos: Reali kurrë nuk mund të konsiderohet i vdekur

Sergio Ramos është shumë i lumtur me paraqitjen e bashkëlojtarëve të tij dhe insiston se Real Madrid asnjëherë nuk mund të konsiderohet i vdekur, jashtë garës për titull

Kapiteni i Real Madridti thotë se fitorja ndaj PSG-së është shumë e rëndësishme dhe nuk mund të bëhej më mirë një rikthim ndaj PSG-së.

Ai po ashtu thotë se fitorja e tyre është shumë e merituar.

“Një fitore e rëndësishme, nga ato netët e Championsit që mbahen në mend. Nuk kishte mënyrë më të mirë për të treguar personalitetin tonë. Ne kemi qenë skuadër shumë serioze, duke bërë punë të madhe dhe duke arritur fitore të merituar”, tha Ramos pas ndeshjes.

“Nuk u dorëzuam edhe kur pësuam gol. Ne vazhduam të luftojmë për fitore me shumë personalitet. Reali kurrë nuk mund të konsiderohet i vdekur”, u shpreh ai në fund.

Ndeshja e kthimit ndërmjet PSG-së dhe Real Madridit do të zhvillohet më 6 mars në Paris.

Related posts

Kur milionat dështojnë përballë ‘zemrës dhe historisë’…

Sadik.Autor

LIVE/ Tottenham-Ajax, Van de Beek kalon holandezët në avantazh

Delo.autor

CHAMPIONS/ Kampionët e Gjermanisë i tregojnë muskujt Tottenham (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment