Albanian Stars Futboll La Liga

Mediat spanjolle: Sadiku i ka bindur që tani të gjithë në skuadër, po afron ora e tij

Sadiku vazhdon të mbetet në “garazh”, pasi nuk ka debutuar ende me fanellën e Levantes. Por në skuadrën e tij duket se të gjithë janë bindur për aftësitë e sulmuesit shqiptar dhe mendojnë se ai do të përmirësojë ndjeshëm ekipin në momentin që do të zbresë në fushën e lojës.

 

Këtë e tregon “SinTregua”, një portal që i kushtohet skuadrës së Levantes dhe që ka burime shuëm ët besueshme informacione brenda grupit të lojtarëve të këtij ekipi. “Afron ora e Armando Sadikut. Sulmuesi është përshtatur në mënyrë perfekte në një grup që ka ndryshuar në mënyrë radikale gjendjen shpirtërore në krahasim me tre javë më parë.

Përceptimi brenda dhomave të zhveshjes është se Sadiku është një përmirësim në krahasim me Aleks Alegrian (titullari i mëparshëm i sulmit). Fizikisht, Sadiku është në kushte optimale, shumë pranë momentit për t’i bërë gati për Muniz, ndaj nuk përjashtohet mundësia që të bëhet pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Real Sociedad.

Por edhe nëse nuk grumbullohet, integrimi i Saidkut në ekip është total. Praktikisht që në ditën e parë, ndërvepron me të gjithë shokët e tij me përzierjen e veçantë të italishtës me spanjishtën, përvec faktit që është bërë një mik i ngushtë me shqiptarin nag Maqedonia, Enis Bardhin. Shokëve të skuadrës u ka bërë përshtypje fakti se Sadiku dëshiron t’u tregojë të gjithëve se sa i mirë është sapo t’i jepet mundësia të luajë në ndeshje zyrtare”, shkruhet në artikullin kushtuar Sadikut./vipsport

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ BATE BORISOV/ Emery bën zbulimin: Vetëm atëherë do të rikthehet Ozil

Delo.autor

MBI INTERESIMIN E MANCHESTER UNITED PËR PHILIPS/ Trajneri Bielsa: Nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë

Delo.autor

PAS 13 MINUTASH LOJË/ Falë një asist nga mesfushori Kroos, Asensio zhbllokon sfidën për Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment