Kategoria Superiore Shqipëri

Raporti i UEFA-s për Skënderbeun, del emri i një ish-ministri

Dje u publikua kërkesa e Komisionit të Disiplinës ndaj UEFA-s për dënimin e skuadrës së Skënderbeut për trukime ndeshjes.

Sot, UEFA ka publikuar raportin në lidhje me këtë çështje. Në raport përflitet dhe emri i ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode.

Ja çfarë shkruhet në raportin e UEFA-s:

“Në sezonin dimëror të vitit 2009-2010, Skënderbeu ishte në fund të Superligës shqiptare dhe rrezikoi realisht mundësinë e përjashtimit. Në atë kohë u zgjodh edhe një bord i ri prej 16 anëtarësh dhe disa donatorë të rinj u lidhën me klubin, duke përfshirë disa nga biznesmenët më të suksesshëm në Shqipëri.

Në atë kohë, u emërua një president i ri: Agim Zeqo. Në atë kohë u zgjodh edhe një bord i ri prej 16 anëtarësh dhe disa donatorë të rinj u lidhën me klubin, duke përfshirë disa nga biznesmenët më të suksesshëm në Shqipëri. Këta donatorë ishin ish – ministri i Financave, Ridvan Bode dhe Prefekti i Korçës ne atë kohe, Niko Peleshi.

Image

Para sezonit 2010-2011, Skënderbeu bëri shumë ndryshime, duke sjellë disa lojtarë të rinj, përfshirë Orges Shehi, Ditmar Bicaj, Endrit Vrapi, Jetmir Sefa dhe Bledi Shkëmbi, i cili u emërua kapiten.

Nga sa më sipër mund të konkludohet se Z. Bode posedon pushtetin, lidhjet dhe njohuritë për të ndikuar në rezultatet e ndeshjeve të Skënderbeut dhe që ai e ka bërë këtë gjatë këtyre viteve. Është vërtet tronditëse të shohësh një person me një pozitë pushteti të përpiqet të ushtrojë ndikim të padrejtë në rezultatin e një ndeshje.

Nuk është befasi që BFDS e ka renditur disa herë Skënderbeun me një shkallë të lartë të mundësisë së manipulimit duke përfshirë klubet që kanë qenë nën presion nga Z. Bode (Dinamo Tirana) ose të kontrolluara nga miqtë dhe kolegët e tij (KS Shkumbini).

Kjo, së bashku me perceptimin e tij tashmë të njohur publik si një trukues i ndeshjeve, thjesht dëshmon se ai është një pjesë integrale e skemës së Skënderbeut”.

Related posts

TIRANA-PARTIZANI/ Ja arsyeja përse nuk luhet Derbi i Kryeqytetit në “Selman Stërmasi”….

Delo.autor

SPEKTAKËL DHE EMOCIONE/ Gafa dhe baltë, TIRANA “mbyt” veten në LAÇ (VIDEO)

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Korçarët mposhtin Teutën

Delo.autor

Leave a Comment