Futboll La Liga Premier League

Real Madridi përgatit ofertën për Pogban

Gjiganti spanjoll, Real Madridi pritet të bëjë një lëvizje për Paul Pogba këtë verë.

Reali humbi garën për transferimin e Pogbas kur francezi vendosi të kthehet në Manchester United për një shifër rekord botëror prej 89 milionë funtesh apo rreth 125 milionë eurosh në vitin 2016.

Por, drejtuesit e skuadrës nga Santiago Bernabeu tani po planifikojnë një ofertë të guximshme për Pogban kur të mbaroj sezoni aktual.

Mesfushori, 24 vjeç, është vetëm në vitin e dytë të kontratës pesëvjeçare në United, të cilët nuk kanë ndërmend të shesin.

Sipas mediumit anglez The Sun, nëse ky qëndrim ndryshon në Old Trafford, spanjollët duhet të ofrojnë më shumë se 120 milionë funte.

Shumë do të varet nga vet lojtari, i cili, herë pas here, ka treguar një figurë të pakënaqur këtë sezon.

Related posts

KAMPIONATI KOMBËTAR I FUSTALLËS/ Tirana fiton derbin me Partizanin dhe ngre lart trofeun

F.autor

SFIDA DERBI NDAJ ATLETICO MADRID/ Trajneri Zidane: Një finale, si të gjitha ndeshjet për ne

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË TURQI/ Protagonist në fitoren e Koniaspor, asisti i parë i sezonit është perfekt nga Çekiçi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment