Champions League UEFA

Real Madrid-PSG vendos fatet e dy trajnerëve

Real Madrid – PSG është përballja më interesante e kësaj faze të Ligës së Kampionëve.

Fati i dy trajnerëve, Zinedine Zidane dhe Unai Emery, mund të vendoset në përballjen ndërmjet Real Madridit dhe PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Francezi këtë sezon nuk është në nivelin e tij, pasi tashmë është eliminuar nga Copa del Rey dhe janë jashtë garës për titullin e La Ligas.

Një eliminim i hershëm nga Liga e Kampionëve do të thoshte edhe fundin e tij në “Santiago Bernabeu”, pas dy viteve të suksesshme, ku fitoi tetë tituj.

Në anën tjetër, për fatin e tij luan edhe trajneri Unai Emery, i cili nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë e drejtuesve të skuadrës pariziene.

Vitin e kaluar u turpërua nga Barcelona në Ligën e Kampionëve dhe dështoi të fitonte ligën e Francës ku triumfoi Monaco.

Në rast se eliminohet edhe këtë sezon nga Championsi, që është edhe objektivi kryesor i skuadrës, atëherë kështu do të përfundonte edhe aventura e tij në Paris.

Real Madrid dhe PSG do të takohen sonte në Santiago Bernabeu, ndërsa ndeshjen e kthimit do ta zhvillojnë pas tre javësh në Paris.

Related posts

Pjesa e parë/ Liverpool-i i papërmbajtshëm, Salah keqtrajton Romën (VIDEO)

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Pas një pasimi nga “Demi” Lautaro, Perisic rihap sfidën ndaj Realit (VIDEO)

Delo.autor

LYON-BARCELONA/ “Champions League”: Messi është titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment