Champions League UEFA

Sterling ironizon me Taulant Xhakën: Çfarë force

Manchester City e fitoi ndeshjen e parë ndaj Baselit me rezultat 0-4.

Pra, mund të thuhet se skuadra angleze është me një këmbë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Raheem Sterling duke bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes ndaj Baselit (Getty Images)

Pas ndeshjes një nga lojtarët më të komentuar është Raheem Sterling, jo për paraqitjen në fushë, por për atë në rrjetet sociale.

Anglezi ka ironizuar me lojën e ashpër të Taulant Xhakës, i cili gjatë një aksioni në tentim për të ndalur yllin e Man Cityt e ka kapur me dy duart nga pas.

Sterling ka postuar një fotografi në Twitter ku ka shkruar: “Çfarë force, çfarë force”, kjo në tentim për të thënë se është pandalshëm.

Shakaja e ish-anësorit të Liverpoolit është pëlqyer dhe është shpërndarë pastaj shumë në rrjetet sociale.

Xhaka ishte lojtari më i mirë te Baseli, kurse Sterling me një asistim në ndeshje ishte në mesin e lojtarëve që bënë një paraqitje mesatare

Ndeshja e kthimit do të luhet me 7 mars, do të shikojmë se si do të përgjigjet Xhaka në fushë. Duke e njohur karakterin e tij, ndoshta edhe Sterling nuk do të shpëtojë lehtë.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Inter mposht Sheriff Tiraspol dhe mban gjallë ëndrrën europiane

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist me thembër nga Fernandes, Ronaldo ndëshkon Atalanta-n (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Mbrëmje e madhe europiane, ja kush skuadra u kualifikuan në fazën e grupeve

Isa.Autor

Leave a Comment