Futboll

Real mëson nga gabimet e Barçës, “blindon” të ardhmen me klauzola marramendëse

Barcelona ka parë disa talente të largohen nga “La Masia” në vitet e fundit, si Eric Garcia, që është transferuar te Manchester City, Jordi Imbul, i transferuar te Monaco dhe Sergio Gomez, i transferuar te Borussia Dortmund gjatë merkaton së janarit.

Për të parandaluar që një “arratisje” e tillë të ndodhë edhe tek akademia e Real Madrid, drejtuesit e klubit kanë vendosur të përfshijnë klauzola 30 milionë euro në kontratat e talenteve të tyre, sapo ata të kenë mbushur 16 vjeç. Në rastin e lojtarëve shumë të talentuar, Real mund të përfshijnë klauzola 50 ose 60 milionë euro. Kjo nuk do të thotë se lojtarët do të fitojnë rroga të mëdha.

Juan Mata dhe Jose Angel Pozo janë dy lojtarë që janë larguar nga Valdebebas pa miratimin e klubit, por ata janë një përjashtim, pasi pjesa më e madhe janë larguar me miratimin e drejtuesve. Përfshirja e këtyre klauzolave do të thotë se e ardhmja e klubit madrilen do të jetë e siguruar.

 

Related posts

Granit Xhaka “BOMBARDON” Serbinë me një SUPER GOL (VIDEO)

Sadik.Autor

FUTEN NË FUQI NGA KONGRESI I BORDIT NDËRKOMBËTAR/ Ja 8 rregullat e reja të futbollit

Delo.autor

PRITET TË LARGOHET NË VERË/ Futbollisti i Barcelonës refuzon milionat nga Kina, dëshiron kalimin tek Inter

Delo.autor

Leave a Comment