Futboll

Arsenali rikthehet tek fitorja, Aubameyang debutim ëndrrash (VIDEO)

Pas humbjes turpëruese nga Sëansea një javë më parë, Arsenali është rikthyer tek fitorja.

Skaudra e Arsene Wenger ka fituar me rezultatin 5-1 ndaj Evertonit, ku debutoi me gol edhe blerja më e re e klubit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Aron Ramsey dhe blerja tjetër e Arsenalit, Henrikh Mkhytarian zhvilluar një ndeshje për t’u mbajtur në mend, pasi i pari shënoi het-trik në minutat 6-të, 19-të dhe 74-të, ndërsa i fundit kompletoi het-trik me asiste, dy për uellsianin dhe një për ish-bashkëlojtarin te Dortmundi, Aubameyangun.

Në këtë ndeshje edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, dhuroi një asist, për golin e dytë të Ramseyt.

Arsenali me këtë fitore ka grumbulluar 45 pikë në vendin e gjashtë, pesë më pak se vendi i katërt, Chelsea.

https://youtu.be/Wnwp-zuRJa0

Related posts

DEKLARATA BEFASUESE/ S’mund të luaja me SPANJËN, ndiej NEVERI për atë që…

Isa.Autor

KA SHËNUAR 24 GOLA/ ZAHA vendos një REKORD HISTORIK për Crystal Palace

Isa.Autor

PAMJET E FRIKSHME/ Shikoni ndërhyrjen prej “killeri” të portierit

Delo.autor

Leave a Comment